Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hashani: Inxhinierët e rinj janë garancia e së ardhmes energjetike të Kosovës

GD
Gazeta Demos9 maj 2026 në 12:58
Hashani: Inxhinierët e rinj janë garancia e së ardhmes energjetike të Kosovës

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka zhvilluar një takim të veçantë me grupin e inxhinierëve të rinj të angazhuar në Termocentralin “Kosova A”, duke konfirmuar përkushtimin e tij të drejtpërdrejtë për fuqizimin e kuadrove të reja profesionale dhe ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të ekspertëve të sektorit energjetik.

Takimi u zhvillua në kuadër të prioriteteve strategjike të KEK-ut për ripërtëritjen e stafit tekniko-profesional, në një kohë kur Korporata përballet me pensionimin e rreth 200 punonjësve çdo vit. Për këtë arsye, KEK ka ndërmarrë hapa konkretë për zhvillimin dhe integrimin e profesionistëve të rinj, duke rekrutuar 41 inxhinierë në profilet: Mirëmbajtje Elektrike – Mirëmbajtje, Rregullim dhe Komandim (MRRK), Mirëmbajtje Mekanike, Inxhiniering dhe Menaxhim të Projekteve, si dhe Gjeodezi Inxhinierike.

Gjatë bashkëbisedimit me inxhinierët e rinj, Hashani shprehu mbështetjen e tij të plotë për zhvillimin profesional të tyre dhe theksoi se dera e menaxhmentit të KEK-ut do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim, komunikim dhe mbështetje profesionale.

“KEK-u ka nevojë për energjinë, dijen dhe profesionalizmin tuaj. Ju jeni gjenerata që do ta bartë barrën e zhvillimit dhe modernizimit të sektorit energjetik të Kosovës në vitet që vijnë,” theksoi Hashani.

Ai nënvizoi se investimi në kapitalin njerëzor është po aq i rëndësishëm sa investimet në teknologji dhe kapacitete prodhuese, duke shtuar se KEK do të vazhdojë të krijojë mundësi për avancim profesional, trajnim dhe përfshirje aktive të stafit të ri në projektet strategjike të Korporatës.

Njëkohësisht, kryeshefi kërkoi nga inxhinierët e rinj përkushtim maksimal, disiplinë, përgjegjësi profesionale dhe respektim rigoroz të standardeve operative dhe të sigurisë në punë, duke theksuar se puna në sektorin energjetik kërkon seriozitet të lartë, integritet dhe kulturë profesionale.

Në kuadër të vizitës, Hashani u interesua nga afër edhe për procesin e integrimit të punonjësve të rinj, trajnimet bazike për siguri dhe shëndet në punë, si dhe programet profesionale që ofrohen nga Qendra e Trajnimeve e KEK-ut, të cilat janë të përshtatura sipas profileve dhe nevojave specifike të secilit punonjës.

KEK-u deklaron se mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një gjenerate të re profesionistësh, duke e konsideruar zhvillimin e kapaciteteve njerëzore si themel të sigurisë operative, modernizimit dhe transformimit afatgjatë të Korporatës dhe sektorit energjetik të Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 09:56Arrestohen dy burra në Podujevë: Dyshohet se rrahën një grua, dërgohet në QKUK
  • 09:46Kryeziu - Çitakut: Për çfarë uzurpimi po flisni kur Kurti ka marrë dyfishin e votave të PDK-së?
  • 09:21Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”
  • 09:20PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00
  • 09:05Rriten sërish çmimet e karburanteve, këto janë tarifat maksimale për sot