Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se në historinë e Kosovës s’mund të gjesh situatë më shqetësuese dhe më të rrezikshme për shtetin.
“Nuk ka ndjenjë më të keqe në përvojën time politike, sesa sot me ardhë në vendin e demokracisë e ku deputeti është I detyruar të kryej punën e tij. Sot jo vetëm këto ulëse janë të zbrazëta, por personat që ulën në këto ulëse po keqpërdorin e po e shkelin kushtetutën. Në historinë e re të Kosovës vështirë se mund të gjesh situatë të tillë shqetësuese e të rrezikshme për shtetin”, ka thënë ajo, shkruan Express.

