Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu hap “Tetorin Rozë”: Diagnostikimi i hershëm është thelbësor në luftën kundër kancerit të gjirit

GD
Gazeta Demos1 tetor 2026 në 09:33
Haxhiu hap “Tetorin Rozë”: Diagnostikimi i hershëm është thelbësor në luftën kundër kancerit të gjirit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka hapur fushatën “Tetori Rozë”, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe nevojën për mbështetje institucionale për gratë e prekura nga kjo sëmundje. Ajo ka bërë të ditur se vitin e kaluar në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit.

Në hapjen e fushatës, e cila u mbajt në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu ka vlerësuar se institucionet duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje nevojave të grave, duke siguruar mjete për kujdesin shëndetësor dhe trajtimin e tyre.

“Fushatën “Tetori Rozë” po e hapim këtë vit pikërisht këtu, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në këtë shtëpi miratohen ligjet, por po ashtu edhe ndahet paraja publike. Këtu na takon që nevojave të grave t’u japim vendin që e meritojnë dhe të sigurojmë mjetet për kujdesin që atyre ju duhet. Vitin e kaluar në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, secili rast ka hyrë në jetën e dikujt që deri atëherë kishte shqetësime të tjera. Në punë, në shtëpi, plane të pambaruara, për të ardhmen. Papritur, shumëçka është dashur të presë. Gjatë këtyre viteve janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, që nga viti 2023 mamografia ofrohet pa pagesë në shëndetësinë publike, po nga ai vit edhe rikonstruksioni i gjirit ofrohte pa kosto dhe pa listë pritjeje”, tha ajo.

Haxhiu ka përmendur edhe disa nga masat e ndërmarra në vitet e fundit në fushën e trajtimit të kancerit të gjirit, përfshirë sigurimin e aparaturës “Sentinel” në vitin 2024 dhe rritjen e buxhetit për barnat onkologjike nga tetë në 22 milionë euro.

“Në vitin 2024 është siguruar aparatura “Sentinel”, e cila ndihmon në identifikimin e nyjave limfatike që duhen vlerësuar dhe mundëson raste të përshtatshme shmangien e ndërhyrjeve më të gjera në to. Ndërkohë, buxheti për barnat onkologjike është rritur nga 8 milionë në 22 milionë euro. Tani, kësaj pune po i shtohet edhe plani i veprimit për skriningun e kancerit të gjirit, i hartuar për herë të parë nga Ministria e Shëndetësisë me përfshirjen e tri niveleve të kujdesit shëndetësor. Në kuadër të tij parashihet funksionalizimi i kabineteve radiologjike nëpër komuna, bashkë me 8 mamografë të rinj statikë digjitalë”, tha ajo. EO/

kanceritgjirithaxhiu

Të ngjashme

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

13:12
Haxhiu: Bashkimi i shqiptarëve të Luginës vendim i pjekur politik, më 25 tetor vota do të ketë peshë

Haxhiu: Bashkimi i shqiptarëve të Luginës vendim i pjekur politik, më 25 tetor vota do të ketë peshë

12:34
Tetori rozë, Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit

Tetori rozë, Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit

09:52
Haxhiu: Afrim Maliqi la pas një vepër që meriton ta njohim më mirë

Haxhiu: Afrim Maliqi la pas një vepër që meriton ta njohim më mirë

16:39

Më shumë nga Lajme

  • 13:51Nis shqyrtimi gjyqësor ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, deklarohet i pafajshëm
  • 13:48Rikthehen kontrollet në kufirin Kosovë-Shqipëri, krijohen kolona në Morinë
  • 13:44Ursula von der Leyen takohet me Kurtin
  • 13:37Devijohen disa linja të autobusëve në Prishtinë, ja rrugët alternative
  • 13:20Çlirim Haziri: Sot marshojmë në Prishtinë, nga nesër vazhdojmë protestat e mbrëmjes