Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka reaguar pas kërkesës së presidentes Osmani për amendamentet kushtetuese të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
Njoftim i plotë:
Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve.
