Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, ka reaguar pas aktgjykimit dënues ndaj Thaçit dhe të tjerëve, duke u shprehur se “Kuvendi i Kosovës ka detyrimin të vendosë që kjo gjykatë, në formën e sotme, nuk meriton të vazhdojë të flasë në emër të një populli që s’e njeh si të vetin”.
Lajme
Ish-Presidenti Meidani: Hagës nuk i takon të flas në emër të popullit të Kosovës, Kuvendi e ka detyrimin të vendos për këtë

Ai beson se “këto dënime duhet të kundërshtohen deri në shkallën e fundit, me çdo mjet ligjor në dispozicion”.
“Personalisht mendoj se asnjë vendim gjyqësor nuk mund t’ua heqë vendin që zënë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në një nga kapitujt më të ndritur të historisë sonë kombëtare. Në atë kohë, kur liria e Kosovës dhe paqja e rajonit ishin ende një ideal pa siguri, ata guxuan të merrnin mbi supe barrën historike për ta sjellë lirinë te populli i tyre, në një moment kur çdo gjë rrezikohej e asnjë sukses nuk ishte i garantuar”, shkruan ish-presidenti shqiptar.



