Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 13:05
Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe ia ka përcjellë atë presidentes, Justina Shiroka Pula, për dekretim.

Këtë për televizionin Dukagjini e ka konfirmuar këshilltari i saj, Glauk Tahiri.

“Ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë Presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Sipas Kushtetutës, tani Presidentja ka në dispozicion 8 ditë afat për ta dekretuar atë para se i njëjti të hyjë në fuqi.

Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të iniciuara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Ndryshimet u miratuan pas dënimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hahsim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, më 16 shtator, me gjithsej 81 vjet burgim.

Ligji i ndryshuar synon ta kufizojë juridiksionin e Dhomave të Specializuara në vepra të caktuara që lidhen me pretendimet për trafikim të organeve, si dhe vrasje të paligjshme, torturë dhe trajtim mizor ose çnjerëzor në rrethana të përcaktuara në tekstin e tij.

Ndër ndryshimet kryesore është kufizimi i juridiksionit kohor dhe lëndor të gjykatës, si dhe parashikimi që procedurat që nuk përfshihen në juridiksionin e ri të kalojnë te institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Projektligji parasheh gjithashtu transferimin në Kosovë të personave të paraburgosur që nuk do të përfshiheshin më në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, si dhe një kufi maksimal prej 15 vjetësh burgim për dënimet e shqiptuara nga kjo gjykatë. Po ashtu, parashihet mundësia e faljes individuale nga presidenti për personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë.

Sipas procedurës së përshkruar nga Kupina, pasi ligji t’i dërgohet presidentes, ajo do t’i ketë në dispozicion tetë ditë për të ndërmarrë veprimet përkatëse.

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara kanë nxitur reagime nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Bashkimi Evropian është shprehur “thellësisht i shqetësuar”, duke vlerësuar se ndryshimet janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Brukseli i ka bërë thirrje vendit që të respektojë pavarësinë e Dhomave të Specializuara dhe zotimin për të garantuar llogaridhënie e drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet.

Edhe Gjermania ka shprehur mbështetje për qëndrimin e BE-së. Ambasada gjermane në Prishtinë ka theksuar se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar në bazë të ligjit të Kosovës dhe i mbështetur në Kushtetutë, duke nënvizuar se pavarësia e tyre duhet të respektohet plotësisht.

haxhiupërcjellligjin

Të ngjashme

Haradinaj: Ligjin e votuan prej tutës, atë natë kishim pasë gjakderdhje

Haradinaj: Ligjin e votuan prej tutës, atë natë kishim pasë gjakderdhje

21:26
Haziri: LDK nuk e ka kundërshtuar Ligjin për Specialen

Haziri: LDK nuk e ka kundërshtuar Ligjin për Specialen

19:20
Haxhiu: Mirëpres vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Haxhiu: Mirëpres vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së

12:53
Çitaku: Jam e bindur se presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

Çitaku: Jam e bindur se presidentja Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

10:07

Më shumë nga Lajme

  • 13:55Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
  • 13:49Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale
  • 13:44Kalon në lexim të dytë Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave
  • 13:20Si do të hartohet strategjia shtetërore për apelin në Hagë? Publikohet vendimi i Qeverisë
  • 13:11Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027