Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 13:11
Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë, do të përfshihet në Buxhetin e vitit 2027, ndërsa fillimisht do të hartohet strategjia shtetërore për mbështetjen juridike dhe institucionale në procedurat e apelit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, se kur do të ndahen mjetet financiare, Kurti tha se fillimisht duhet të përcaktohen vizioni, mekanizmat dhe masat e strategjisë, e më pas kostot për zbatimin e saj.

“Që ta votojmë në mbledhjet e qeverisë, buxhetin për vitin 2027. Do të bëjmë këtë, dhe natyrisht që aty do të përfshihen të gjitha linjat e nevojshme për secilën fushë, por edhe për çështjen e mbështetjes financiare për 4 ish-krekrve tw UCK-se. Por ta kemi parasysh që së pari duhet strategjia shtetërore, dhe më pastaj kostot; një herë vihet ideja, vizioni, mekanizmat dhe masat, e më pastaj edhe kostoja e tyre, jo kostoja para mekanizmave e vizionit. Së dyti, duhet t’ia lëmë punën këtij grupi punues, prandaj edhe e kemi formuar. Tash unë nuk mund të bëhem zëdhënës paraqitues i punës që do të bëjë grupi punues”, tha Kurti.

Kryeministri ka bërë të ditur se Qeveria ka themeluar grupin punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore, i cili do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas Kurtit, grupi do të ketë për detyrë të ofrojë mbështetje juridike dhe institucionale në procedurat e apelit, si dhe të bashkërendojë veprimet diplomatike për dokumentimin dhe afirmimin ndërkombëtar të së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës.

“Me vendimin e qeverisë dje, themeluam grupin punues për hartimin dhe bashkërendimin e kësaj strategjie, të kryesuar nga zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i punëve të jashtme dhe diasporës, zotëri Glauk Konjufca. Mandati i tij përfshin mbështetjen juridike dhe institucionale në procedurat e apelit, si dhe bashkërendimin e veprimeve diplomatike për dokumentimin e mbrojtjen dhe afirmimin ndërkombëtar të së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës. Grupi do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion, ekspertizë profesionale dhe mbështetje institucionale, duke përfshirë ekspertë si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë, sipas nevojave të cilat identifikohen. Pjesë themelore e punës do të jetë sistemimi dhe analizimi i dokumentacionit historik juridik dhe gjyqësor, përfshirë atë gjykimet e tribunalit ndërkombëtar penal të Jugosllavinë, lidhur me krimet e kryera gjatë Luftës së Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Kurti ka theksuar se dokumentacioni do të shërbejë si bazë për mbështetjen e ekipeve mbrojtëse dhe për komunikimin ndërkombëtar, ndërsa strategjinë e ka cilësuar si angazhim gjithëinstitucional dhe mbipartiak.

“Kjo bazë dokumentare do t’i shërbejë mbështetjes mbrojtës dhe një komunikimi ndërkombëtar të qëndrueshëm të mbështetur në fakte dhe argumente. Këtë proces e kemi konceptuar si angazhim gjithë-institucional dhe mbi-partiak, ushtria çlirimtare e Kosovës dhe lufta çlirimtare e popullit janë trashëgimi e përbashkët dhe përgjegjësia për mbrojtjen e të vërtetës së saj shkon përtej mandateve të qeverisëse dhe dallimeve partiake. Prandaj, grupi punues është ngarkuar që ta përgatisë propozimin fillestar të strategjisë, me masa prioritare institucionale përgjegjëse dhe afate të zbatimit”, tha Kurti. EO

kurtifinanciarebuxhetin

Të ngjashme

Kadrijaj ua kthen ashpër Zybës e Krasniqit: Mbyllne o farë fëlliqtë, Dauti mbrojti qytetarët që i rrahu Kurti

Kadrijaj ua kthen ashpër Zybës e Krasniqit: Mbyllne o farë fëlliqtë, Dauti mbrojti qytetarët që i rrahu Kurti

12:21
Kurti tregon detyrat e grupit punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të Apelit për ish-krerët e UÇK-së

Kurti tregon detyrat e grupit punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të Apelit për ish-krerët e UÇK-së

11:30
Kurti bisedon me të dërguarën britanike për Ballkanin Perëndimor i cili uron për funksionalizimin e institucioneve

Kurti bisedon me të dërguarën britanike për Ballkanin Perëndimor i cili uron për funksionalizimin e institucioneve

19:49
Zgjedhja e presidentes, Haziri: Kurti s'e pati problem bashkëpunimin me PDK-në

Zgjedhja e presidentes, Haziri: Kurti s'e pati problem bashkëpunimin me PDK-në

18:26

Më shumë nga Lajme

  • 14:25Rama paralajmëron: Kosova në prag të humbjes së “Lojërave Mesdhetare 2030”
  • 13:55Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
  • 13:49Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale
  • 13:44Kalon në lexim të dytë Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave
  • 13:20Si do të hartohet strategjia shtetërore për apelin në Hagë? Publikohet vendimi i Qeverisë