Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Bojkoti ndaj presidentit është papërgjegjësi

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 21:02
Haxhiu kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Bojkoti ndaj presidentit është papërgjegjësi

U.D Presidentja Haxhiu ka kritikuar gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë dalë kundër propozimit për profesor doktor Bekim Sejdiun si kandidat konsensual për president.

E ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haxhiu tha se problemet e brendshme partiake nuk duhet të bëhen shkak që Kosova të shkojë në zgjedhje.

“Nuk guxon në asnjë mënyrë që problemet partiake ta dërgojnë vendin në zgjedhje. Për shkak të hakmarrjeve të mundshme apo çkado qoftë, nuk mendoj se duhet të ketë arsye të mos ketë unifikim për çështjen e presidentit”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se nuk ka dëgjuar asnjërin prej gjashtë deputetëve të LDK-së të shprehet kundër figurës së Bekim Sejdiut.

“Asnjërin prej këtyre deputetëve nuk e dëgjova të thotë se nuk është Bekim Sejdiu. Pra, edhe Abdixhiku thotë se kushdo qoftë që do të ishte propozuar, rezultatin e njëjtë do ta kishim”, tha Haxhiu.

Sipas saj, deputetët kanë obligim kushtetues të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe të votojnë pro ose kundër kandidatit.

“E kanë obligim kushtetues deputetët. Obligohen të jenë aty dhe të votojnë pro ose kundër. Sepse bojkotimi kundër presidentit është papërgjegjësi”, u shpreh ajo.

Haxhiu e cilësoi si “qasje të papërgjegjshme” çdo përpjekje për bojkotimin e procesit të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se kjo çështje duhet të trajtohet përtej interesave dhe përplasjeve partiake.

haxhiupresidentitdeputetët

Të ngjashme

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

22:23
Kurti i qorton 6 deputetët e LDK’së që dolën kundër Bekim Sejdiut, thotë se do takohet përsëri me Abdixhikun

Kurti i qorton 6 deputetët e LDK’së që dolën kundër Bekim Sejdiut, thotë se do takohet përsëri me Abdixhikun

22:22
Haxhiu: Nëse lirohen krerët e UÇK-së, do të ketë pritje institucionale

Haxhiu: Nëse lirohen krerët e UÇK-së, do të ketë pritje institucionale

21:36
Propozimi që Thaçi të bëhet sërish president, Haxhiu: Nuk i bën nder vetëm dëm

Propozimi që Thaçi të bëhet sërish president, Haxhiu: Nuk i bën nder vetëm dëm

21:27

Më shumë nga Lajme

  • 22:19Kajtazi: Sejdiu do duhej të tregonte pse institucionet janë marrë peng nga Kurti
  • 22:12Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
  • 22:08Kolegu e kujton me fjalë prekëse punëtorin që vdiq sot: Një dëshmor i vendit të punës
  • 21:58Kurti: Marrëveshja politike me LDK-në qëndron
  • 21:56Mblidhet e-qeveria, linjëzon politikën e jashtme me të BE-së për sanksione ndërkombëtare