Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kolegu e kujton me fjalë prekëse punëtorin që vdiq sot: Një dëshmor i vendit të punës

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 22:08
Kolegu e kujton me fjalë prekëse punëtorin që vdiq sot:  Një dëshmor i vendit të punës

Jahir Nimani ka shkuar për vdekjen e punëtorit sot në vendin e punës.

"Ishe i ri në moshë, por burrë në karakter. Me bujarinë, fjalën e mbajtur, kulturën, sjelljen dhe maturinë tënde, gjithmonë të kam mbajtur në zemër, edhe pasi u largove nga puna për shkak të rrugëtimit tënd.", shkroi ai.

Shkrimi itij:

Ah bre Bajram… sa shumë më preke në zemër sot me lajmin e papritur për vdekjen tënde.

🖤

Kam punuar me ty rreth pesë vite. Ishe shumë i ri atëherë kur erdhe dhe më kërkove punë. Të thashë: “Kokë i ri bre Bajram.” E ti më the: “Jam i ri, por atë që po ta them, kurrë mos e kthe kokën mbrapa.”

Dhe ashtu më dole.

Ishe i ri në moshë, por burrë në karakter. Me bujarinë, fjalën e mbajtur, kulturën, sjelljen dhe maturinë tënde, gjithmonë të kam mbajtur në zemër, edhe pasi u largove nga puna për shkak të rrugëtimit tënd.

Por nga zemra ime nuk u largove kurrë.

Sot, lajmi për vdekjen tënde jo vetëm që më tronditi mua dhe familjen time, por edhe të gjithë ata shokë e kolegë që punuan dhe jetuan me ty, e besoj, gjithë ata që të njohën.

Bajram, ti ishe një djalë i mirë, një burrë i fjalës dhe një njeri që la gjurmë te secili që pati fatin të të njohë.

Sot të them me dhimbje e krenari: ti je hero. Një dëshmor i vendit të punës.

U prehsh në paqe, Bajram. E ne do të kujtojmë gjithmonë kështu të buzëqeshur.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që të deshën.

punësdëshmorvendit

Më shumë nga Lajme

  • 07:24Diell dhe vranësira, parashikimi i motit
  • 23:42Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”
  • 23:40Alarmohet Turqia! Përmbytjet zënë Demet Özdemir dhe Murat Boz, thirrje për ndihmë
  • 23:11Dardan Molliqaj i prerë: Ligji për Specialen do të rrëzohet në tërësi nga Kushtetuesja
  • 23:11Ministri Demo viziton në spital efektivët: 51 punonjës policie të lënduar në protestë