Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu: Kushtetuta e Kaçanikut, rruga drejt pavarësisë

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 11:03
Haxhiu: Kushtetuta e Kaçanikut, rruga drejt pavarësisë

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 7 shtatorin, datën kur më 1990 delegatët e Kuvendit të Kosovës miratuan Kushtetutën e Kaçanikut.

Haxhiu ka theksuar se Kushtetuta u miratua në rrethana të represionit dhe përndjekjes politike, duke e cilësuar atë si një akt që i dha bazë kushtetuese vullnetit të shprehur më 2 korrik për Kosovën Republikë.

“Më 7 shtator 1990, në rrethana të rënda represioni dhe përndjekjeje politike, delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në Kaçanik dhe miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, duke i dhënë bazë kushtetuese vullnetit të shprehur më 2 korrik për Kosovën Republikë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se miratimi i Kushtetutës ishte përgjigje ndaj përpjekjeve të Serbisë për të rrënuar autonominë e Kosovës dhe për të shtypur vullnetin politik të qytetarëve.

“Teksa Serbia po rrënonte autonominë e Kosovës, po shuante institucionet e saj dhe po përpiqej ta nënshtronte me dhunë vullnetin politik të qytetarëve, Kushtetuta e Kaçanikut ishte përgjigjja e një populli që nuk pranonte të hiqte dorë nga e drejta për të vendosur vetë për fatin e tij”, është shprehur ajo.

Sipas Haxhiut, rëndësia e këtij dokumenti shkon përtej tekstit juridik të miratuar më 7 shtator 1990.

“Pikërisht për këtë, rëndësia e saj shkon përtej tekstit juridik që u miratua atë ditë. Ajo dëshmon se edhe në kushtet e pushtimit dhe të represionit, Kosova kishte njerëzit, dijen dhe vullnetin për t’i dhënë formë juridike përcaktimit të saj politik”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar edhe punën e juristëve dhe guximin e delegatëve që morën pjesë në miratimin e Kushtetutës.

“Në hartimin e saj qëndron puna e juristëve që, në kushte të jashtëzakonshme, ndërtuan një rend kushtetues mbi vullnetin e qytetarëve të Kosovës, ndërsa në votën e delegatëve qëndron guximi i një brezi që mori mbi vete përgjegjësinë për t’i dhënë kërkesës për Republikë formën e një akti kushtetues”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka rikujtuar më tej rrugëtimin politik të Kosovës, nga Deklarata e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Kaçanikut, deri te çlirimi dhe shpallja e pavarësisë.

“Rruga që nisi me Deklaratën e 2 korrikut dhe mori trajtë kushtetuese më 7 shtator vazhdoi përmes rezistencës së qytetarëve të Kosovës, luftës çlirimtare dhe sakrificës së shumë brezave, deri te çlirimi i vendit dhe shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008”, ka shkruar Haxhiu.

Në përfundim, ushtruesja e detyrës së Presidentit ka thënë se në këtë përvjetor duhet të nderohen të gjithë ata që kontribuuan në mbajtjen gjallë të kërkesës për Republikë.

“Sot, në përvjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, nderojmë hartuesit e saj, delegatët që e miratuan dhe të gjithë ata që në vitet më të vështira e mbajtën të gjallë kërkesën për Republikë”, ka deklaruar ajo.

“Ajo që më 7 shtator 1990 mori formë kushtetuese ishte një përcaktim politik që historia e Kosovës do ta çonte përpara deri në pavarësi dhe shtetësi”, ka përfunduar Haxhiu.

haxhiukaçanikutkushtetuta

Të ngjashme

Hoxhaj i ashpër me Kurtin: I thur vargje Kushtetutës së Kaçanikut, por i rrënon çdo ditë themelet e saj në Kosovë

Hoxhaj i ashpër me Kurtin: I thur vargje Kushtetutës së Kaçanikut, por i rrënon çdo ditë themelet e saj në Kosovë

21:04
U.D. Presidentja Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Francës në Kosovë

U.D. Presidentja Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Francës në Kosovë

15:16
“Sa hipokrizi”, Deliu – Haxhiut: E përkujton Kushtetutën e Kaçanikut dhe njëkohësisht e mban shtetin në krizë

“Sa hipokrizi”, Deliu – Haxhiut: E përkujton Kushtetutën e Kaçanikut dhe njëkohësisht e mban shtetin në krizë

11:35
Haxhiu: Nga 176 kadetët e parë në Vushtrri, Policia e Kosovës u rrit në mbi 9 mijë zyrtarë

Haxhiu: Nga 176 kadetët e parë në Vushtrri, Policia e Kosovës u rrit në mbi 9 mijë zyrtarë

19:03

Më shumë nga Lajme

  • 22:09Avdullah Hoti: Fajtor kryesor është VV-ja, por faj kanë edhe Abdixhiku dhe disa kolegë të mi
  • 22:08Haradinaj: ‘Unë i tutna Vuçiqit sepse nëse ata dënohen ka trazira, UDB-at do të nxisin KONFLIKT’
  • 22:04Pse nuk e mbështeti kandidaturën e Bekim Sejdiut për president? Flet Hykmete Bajrami
  • 22:02Nga Pashtriku kërkohet drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
  • 21:42“Për krejt këto, unë i kam rezervat e mia për të”: Hoti tregon pse nuk e mbështet Bekim Sejdiun për president