Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

U.D. Presidentja Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Francës në Kosovë

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 15:16
U.D. Presidentja Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Francës në Kosovë

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet. Me këtë rast,

Haxhiu i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Huchet dhe sukses në misionin e tij diplomatik, duke theksuar se Kosova e çmon lart miqësinë dhe mbështetjen e Francës gjatë luftës dhe në vitet e shtetndërtimit.

Haxhiu ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës mbështeten në bashkëpunim të gjerë politik, ekonomik, të sigurisë, arsimit dhe kulturës.

Sipas saj, në takim është diskutuar edhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi, veçanërisht pas marrëveshjeve të fundit ndërmjet dy vendeve, ndërsa ka siguruar ambasadorin Huchet për bashkëpunimin e saj në forcimin e mëtejshëm të partneritetit Kosovë-Francë.

U.D. Presidentja Haxhiu pranoi letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, z. Jean-François Huchet

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, z. Jean-François Huchet.

Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu i ka uruar mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Jean-François Huchet dhe shumë sukses në misionin e tij diplomatik, me bindjen se gjatë mandatit të tij do t’i forcojmë edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona.

“Kosova e çmon lart miqësinë dhe mbështetjen e Francës, si gjatë periudhës së luftës, ashtu edhe në vitet e shtetndërtimit. Sot, marrëdhëniet tona mbështeten në një bashkëpunim të gjerë politik, ekonomik, të sigurisë, arsimit dhe kulturës”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Në takim, është biseduar edhe për mundësitë që ky bashkëpunim të zgjerohet më tej, veçanërisht pas marrëveshjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Francës, të cilat krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim.

“Ambasadorit Huchet i urova një mandat të suksesshëm dhe e sigurova për bashkëpunimin tim të plotë në forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

haxhiufrancësambasadorit

Të ngjashme

Haxhiu në ceremoninë e diplomimit të policëve të rinj: Mendësia patriarkale është në kundërshtim me detyrën tuaj

Haxhiu në ceremoninë e diplomimit të policëve të rinj: Mendësia patriarkale është në kundërshtim me detyrën tuaj

17:22
Haxhiu pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për agjendën evropiane

Haxhiu pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për agjendën evropiane

15:36
Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare, diskutojnë për prioritetet dhe seancat e ardhshme të Kuvendit

Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare, diskutojnë për prioritetet dhe seancat e ardhshme të Kuvendit

13:30
Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi

Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi

11:58

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
  • 23:36Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
  • 22:59Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg: Do t’i takojë edhe të tjerët
  • 22:50Ngjarje e rëndë në Athinë: Plagoset 36 vjeçari shqiptar, vrapoi i gjakosur 150 metra për t’i shpëtuar plumbave
  • 22:48Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve