Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje

GD
Gazeta Demos16 gusht 2026 në 10:40
Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje nëse nuk arrihet marrëveshje politike për çështjen e Presidentit.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka kritikuar partitë politike për mungesë të dialogut, duke thënë se tri procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultate të përafërta dëshmojnë se pa konsensus politik nuk ka zgjidhje për të dalë nga situata aktuale.

“Zgjedhjet e shkurtit 2025 kanë qenë zgjedhjet e fundit të rregullta pas një mandati të plotë qeverisës. Pas këtyre ishin ato të 28 dhjetorit të po atij viti, e më pas edhe ato të 7 qershorit të këtij viti. Të dy këto palë zgjedhje ishin të panevojshme dhe të dëmshme, si për qytetarët ashtu edhe për buxhetin e Republikës. Mbi të gjitha të gjitha këto zgjedhje provuan rezultat të ngjashëm zgjedhor. Tre procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultat të përafërt janë dëshmi e bollshme që pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara. Nëse në dimër e pranverë të këtij viti kërkesa e ankesa ishte që të flitej paraprakisht para çdo konstituimi të institucioneve, pavarësisht rezultatit, tash është momenti, mundësia dhe domosdoshmëria për ta zbatuar këtë gjë. Të nisim jo nga ajo çfarë mundemi me lehtësi ta bëjmë, por nga ajo çfarë realisht është nyja që po na çon vazhdimisht në zgjedhje: çështja e Presidentit”, shkroi Haxhiu.

Ajo tha se ka ftuar krerët e të gjitha subjekteve politike parlamentare për të diskutuar për një zgjidhje, por ka shprehur keqardhje që PDK dhe Alenaca kanë refuzuar ftesën.

“Nisur nga këto fakte dhe nga përvoja e këtyre dy viteve, me vullnetin për të gjetur një konsensus politik, kam ftuar krerët e të gjitha subjekteve politike parlamentare. Më lejoni të shpreh keqardhjen time të plotë që pavarësisht ftesës sime të sinqertë, subjektet politike si PDK dhe AAK refuzuan të njëjtën. Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe mbi të gjitha mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese. Të tilla pozicione nuk e ndihmojnë askënd, aq më pak Republikën tone”, thuhet tutje në postimin e saj.

Njëherësh, Haxhiu theksoi se zgjedhjet duhet të jenë opsioni i fundit dhe ka kërkuar reflektim nga partitë deri të martën, me shpresën që takimi të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje politike.

“Qyetarët e vendit vazhdimisht janë duke folur qartë përmes zgjedhjeve, ndërkaq është detyrë e jona si përfaqësues të tyre e si udhëheqës partish e institucionesh politike ta zbatojmë atë në praktikë. Kosova ka nevojë për shumë punë. Zgjedhjet do të duhej të ishin opsioni i fundit nëse jo fare opsion.

Mbetem me shpresën që deri të martën të kemi reflektim e takimi të jetë sa më i dobishëm drejt gjetjes së një zgjidhje”, shkroi Haxhiu në Facebook.

zgjedhjehaxhiumarrëveshje

Të ngjashme

U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin

U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin

22:51
Haxhiu për Hamzën: E respektoj si kryetar të PDK-së, por nuk është “bashkëkryetar” në diskutimet për Presidentin

Haxhiu për Hamzën: E respektoj si kryetar të PDK-së, por nuk është “bashkëkryetar” në diskutimet për Presidentin

22:39
Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

22:18
Haxhiu: Deklarata e Kuvendit për Specialen nuk ka peshë juridike, por përcjell një mesazh të rëndësishëm

Haxhiu: Deklarata e Kuvendit për Specialen nuk ka peshë juridike, por përcjell një mesazh të rëndësishëm

21:37

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:48PDK nesër mban konferencë për media