Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haxhiu për Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Liria e Kosovës për ta ishte një kauzë të cilës ia kushtuan jetën

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 11:16
Haxhiu për Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Liria e Kosovës për ta ishte një kauzë të cilës ia kushtuan jetën

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, në 28-vjetorin e rënies së tyre.

Haxhiu ka bërë homazhe për çiftin e njohur të luftës së UÇK-së, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tyre në rrugën drejt çlirimit të Kosovës.

“Dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për Kosovën ecën gjithmonë krah për krah, deri në ditën kur të dy ranë për lirinë e saj”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se Fehmiu dhe Xheva e nisën rrugën e tyre të veprimtarisë politike në një kohë kur kundërshtimi i regjimit jugosllav ndëshkohej me përndjekje, burgim dhe largim nga puna.

Haxhiu thotë se Fehmi Lladrovci ishte pjesë e organizimit politik të viteve ’80 dhe për veprimtarinë e tij kaloi vite në burgjet jugosllave. Në shtator të vitit 1985, kur u arrestua, ai dhe Xheva sapo kishin nisur jetën e tyre së bashku.

“Burgimi i gjatë nuk e ndërpreu as lidhjen mes tyre, as rrugën që kishin zgjedhur. Xheva menjëherë iu bashkua familjes Lladrovci, dhe përkundër faktit se Fehmiu ishte në burg, ajo e vazhdoi vetë veprimtarinë politike në vitet kur çdo lidhje me lëvizjen ilegale ishte rrezik i madh”, ka shkruar ajo.

Ajo rikujtoi edhe fjalët e Fehmiut në një fjali që mbeti ndër më të fuqishmet nga koha e luftës.

“Fehmiu do ta thoshte vetë, në një fjali që mbeti ndër më të fuqishmet nga koha e luftës: “Ma e shtrenjtë është liria se jeta.” Xheva nuk kishte nevojë ta thoshte. E gjithë jeta e saj, deri në qëndresën e fundit përkrah tij në Gradinë, dëshmoi të njëjtën bindje. Kjo është arsyeja pse Fehmiu dhe Xheva nuk mund të kujtohen njëri përmes tjetrit. Secili kishte bërë rrugën e vet drejt së njëjtës liri dhe, kur erdhi çasti i fundit, të dy e vunë jetën e tyre në shërbim të saj”, ka shkruar Haxhiu.

Por tjerash, kryetarja e Kuvendit thekson se kur flasim për Fehmiun dhe Xhevën, nuk flasim për një luftëtar dhe bashkëshorten që e ndoqi pas.

“Flasim për dy veprimtarë që e kishin zgjedhë rrugën e lirisë dhe kishin marrë mbi vete rreziqet e njëpasnjëshme të asaj rruge. Liria e Kosovës për ta nuk ishte një ideal i largët, por një kauzë së cilës ia kushtuan vitet, punën, mërgimin, luftën dhe, në fund, edhe jetën”.

Më 22 shtator 1998, forcat serbe nisën një ofensivë të gjerë kundër pozicioneve të UÇK-së në Drenicë. Në Gradinë, në një nga pikat më të rëndësishme të mbrojtjes së Brigadës 114, luftimet u zhvilluan nga afër dhe për orë të tëra.

“Rrëfimet e bashkëluftëtarëve nga ajo ditë tregojnë se Fehmiu drejtonte luftimet dhe mbante lidhjen me pikat e tjera derisa pozicioni i tyre u godit. Kur ra Fehmiu, Xheva qëndroi në pozicion dhe vazhdoi luftën për çlirim, duke mos pranuar të tërhiqej. Më 22 shtator 1998, aty ku kishin mbërritur bashkë pas shumë vitesh burgimi, përndjekjeje, mërgimi e përgatitjeje për luftë, aty përfundoi edhe rruga e tyre.  Sot nderuam, përkrah Fehmiut dhe Xhevës, edhe Fatime Hetemin, Shefqet Zekën, Behxhet e Milaim Karaxhën dhe Hamit Lladrovcin. Emrat e tyre janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme, e luftës dhe e sakrificës mbi të cilat u fitua liria e Kosovës”, ka shkruar ajo.

haxhiufehmikosovës

Të ngjashme

“Takimi në shtëpi ka gjithmonë një emocion të veçantë”, Ademi takohet me sulmuesin e ri të Kosovës, Enis Rexhepi

“Takimi në shtëpi ka gjithmonë një emocion të veçantë”, Ademi takohet me sulmuesin e ri të Kosovës, Enis Rexhepi

20:59
Karateistët e Kosovës kthehen me shumë medalje nga Stambolli

Karateistët e Kosovës kthehen me shumë medalje nga Stambolli

18:33
Rashiq: Qeveria e Kosovës më e gatshme për Asociacionin pas fitores së Listës së Studentëve në Serbi, njohja të lihet anash përkohësisht

Rashiq: Qeveria e Kosovës më e gatshme për Asociacionin pas fitores së Listës së Studentëve në Serbi, njohja të lihet anash përkohësisht

18:22
Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj

Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj

17:34

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Myftiu Naim Tërnava në Arabinë Saudite, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Haxhit
  • 23:32Dy vrasjet e fundit në Kosovë: Ministria e Familjes në pritje të raportit për QPS-të në Pejë e Gjilan, masat në duar të komunave
  • 23:19Një qytetar gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt
  • 23:19KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë – Kush e kaloi testin dhe kush jo
  • 22:54U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës