U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në lidhje me konferencën që kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, mbajti në orët e para të 29 prillit bashkë me ish-kandidaten për presidente, Feride Rushiti, në ambientet e Presidencës.
Në pyetjen e Klan Kosovës, gjatë homazheve në Studime të Vushtrrisë me rastin e përkujtimit të masakrës së kryer nga forcat serbe në këtë fshat, se pse është lejuar mbajtja e asaj konference në atë hapësirë, Haxhiu u përgjigj: “Institucionet nuk janë private, janë publike.”
