Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur lajmin për konfirmimin e gjetjes së varrit masiv në fshatin Kalludër të Zubin Potokut.
Ajo e ka cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook vlerësoi angazhimin dhe punën profesionale të institucioneve të përfshira në proces, përfshirë Policinë e Kosovës, Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prokurorinë dhe institucionet e tjera të drejtësisë dhe sigurisë.
