Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – po sillet me dy standarde

GD
Gazeta Demos18 korrik 2025 në 23:12
Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – po sillet me dy standarde

Kosova vijon të mbetet ende me situatë politike kritike. Lutfi Haziri komentoi akuzat e presidentes Osmani ndaj ish-kryeministrit Hoti.

Përplasja Hoti-Osmani u rindez pas konferencës së paralajmëruar të presidentes, për shkak të trazirave që shkaktoi një deklaratë e saj në emër të presidentit Trump, për të cilën i zgjedhuri i tij Richard Grenell reagoi, duke i quajtur turp mashtrimet publike të presidentes së Kosovës.

Sipas Hazirit, Hoti është përdorur dhe LDK ka kaluar një periudhë të keqe të ndëshkimit politik. Po ashtu, ai nënvizoi se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti duhet të tregojë kujdes me sjelljen e deklaratat e tij, duke shtuar se sipas tij po sillet me dy standarde.

“Rikthimi i Hotit në Kuvend po trajtohet si jo relevant. Një figure që kanë lënë gjurmë. Pasi duhet thënë që Hoti është një figurë me peshë politike”, tha ai në Abc.

Ndërsa nënvizoi se arritja e marrëveshjes në 2020 tregoi përkushtimin për rimëkëmbjen e Kosovës, por është dëmtuar nga qëndrimet dhe politikat e ndjekura më pas.

Po ashtu nuk ka pa akuzuar Kryeministrin në detyrë Albin Kurtin duke thënë se gjithmonë ka përdorur dy standarde.

“Ai vazhdon të sillet me dy standarde, me dy pozicione politike që nuk e lejojnë njëra tjetrën të ushtrojë. Çështjet politike mundohet me i zgjidhë me gjykata. Zoti Kurti në politikë e bën një hapa para dhe dy prapa. Dhe ne po vuajmë këtë mendësi. Presidenti Trump e nënvizon Kosovës si histori suksesi, por thotë se marrëveshja është dëmtuar. Dhe presidentja Osmani duhet të japë edhe detaje se pse është dëmtuar marrëveshja e 4 shtatorit e 2020”, tha ndër të tjera ai.

Më shumë nga Lajme

  • 18:58Deputetja e PDK-së: Vogëlsi politike që Marshi të kthehet në betejë politike, vëmendja tash duhet të jetë aty
  • 18:33Aksident trafiku në Klinë, katër të lënduar pas përplasjes mes një autoambulance dhe një veture
  • 17:59Hapet konkursi për 4 mijë studentë për banim në konvikte dhe ushqim në mensë
  • 17:58Vdes politikania italiane Emma Bonino, përkrahëse e madhe e Kosovës
  • 17:37Elbert Krasniqi mbështet marshin "Drejtësi, jo politikë": I bindur se ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm nga ky proces