Vetëm për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 74 raste të shkurorëzimeve në vend.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i shkurorëzimeve ka pasur luhatje nga muaji në muaj. Vetëm në muajin janar janë regjistruar 88 raste, ndërsa në shkurt ky numër është rritur në 135.
Në mars janë regjistruar 111 shkurorëzime, në prill po ashtu 111, ndërsa në maj 117 raste. Gjatë qershorit janë regjistruar 114 shkurorëzime.


