Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij gjatë vitit të kaluar e ka humbur pragmatizmin politik, për të cilin, sipas tij, ishte e njohur ndër vite.
Në emisionin “RTK Prime”, Haziri ka theksuar se LDK-ja është mësuar të shihet si parti bashkëpunuese dhe si urë ndërmjet subjekteve politike.
“Unë e di që LDK-ja vitin e kaluar e ka humbur pragmatizmin. Se ne jemi mësuar njerëzit me na parë bashkëpunues”, tha ai.
“Ne jemi mësuar njerëzit me na parë bashkëpunues. Ka qenë mundësi e jashtëzakonshme në parimin e pragmatizmit politik, të cilin ne e kemi mësuar këtë popull, jemi mësuar ndërkohë me na parë urë”, ka thënë Haziri.
