Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri: Mosvotimi i Ligjit për Specialen ishte qëndrim konsistent i LDK-së

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 21:04
Haziri: Mosvotimi i Ligjit për Specialen ishte qëndrim konsistent i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij nuk është pishman që nuk e votoi Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se ky vendim ishte në përputhje me qëndrimin politik të LDK-së për drejtësinë.

Haziri, i ftuar në “Debat Plus”, u shpreh se vendimi nuk lidhet me pendesë apo me ndonjë kalkulim tjetër politik, por me qëndrimin që, sipas tij, LDK-ja e kishte bërë të qartë edhe para grupeve politike, edhe para qytetarëve.

“Nuk ka të bëjë me pishman, as s’ka të bëjë me veprim tjetër politik. Ka të bëjë me qëndrim konsistent politik, të cilin ia kemi bërë me dije grupeve politike e edhe publikut në Kosovë. Dhe nuk duhej me pritë e kërku më shumë prej LDK-së pas krejt kësaj që ka kalu periudhën e pasluftës dhe kërkesave që në këtë vend duhet të vendoset drejtësi për të gjithë”, deklaroi Haziri.

Ai tha se LDK-ja beson në drejtësi të barabartë dhe se, sipas tij, krijimi i Dhomave të Specializuara nuk e ka përmbushur pritjen për vendosjen e drejtësisë. Haziri pretendoi se çështjet dhe dosjet e trajtuara nga ky institucion kanë kaluar më herët nëpër zyra të ndryshme.

“LDK-ja beson në drejtësi për të gjithë dhe nuk kemi kërku as nuk kemi pritë drejtësi përmes padrejtësisë. Kjo është ajo që është perceptimi dhe besimi i shumicës së qytetarëve në Republikën e Kosovës. Besimi ynë që Dhomat e Specializuara, ky lloj tribunali që Kuvendi i Kosovës e krijoi për të vendosë drejtësi, për herë të tretë doli që pak a shumë çështjet e njëjta, problemet e njëjta, lëndët e njëjta e dosjet janë shku prej zyrës në zyrë, dhe këtë e ka nxjerrë ai faktori i drejtësisë ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Haziri foli edhe për përmbajtjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se, sipas vlerësimit të tij, në pjesën e parë të leximit të vendimit u vu në pah lufta ndaj vijës politike të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), ndërsa më pas u përmend edhe LDK-ja dhe institucionalizimi i vendit.

“Në pjesën e parë të leximit të aktvendimit nga gjyqtari, fatkeqësisht e nxori në sipërfaqe luftën ndaj vijës politike të LPK-së e mandej është përmend përmes delegacionit parlamentar që ishte sinonim i institucionalizimit dhe LDK-së më vonë”, tha Haziri.

Ai shtoi se vendimi i Dhomave të Specializuara duhet parë në kontekstin e procesit gjyqësor dhe se, sipas tij, ky proces nuk prodhoi një lëvizje të gjerë politike e protestuese në Kosovë me moton “Jo në emrin tonë”.

“Kjo është ajo që në dy shtylla filloi me u arsyetu krejt ai aktgjykim i nxjerrë nga Dhomat e Specializuara. Nuk duhet me i dhënë atribut tjetër, pos që ky ballafaqim me drejtësinë dhe në emër të popullit të Kosovës është dhënë nga Dhomat e Specializuara”, u shpreh Haziri.

Mes tjerash, Haziri bëri të ditur se qëndrimin personal e ka dhënë kur i është bashkuar protestave pas aktgjykimit.

hazirildk-sëdrejtësi

Të ngjashme

Haziri: 2027-ta është vit i LDK-së, i kemi zgjedhjet e brendshme mandatore

Haziri: 2027-ta është vit i LDK-së, i kemi zgjedhjet e brendshme mandatore

21:33
Haziri: LDK nuk e ka kundërshtuar Ligjin për Specialen

Haziri: LDK nuk e ka kundërshtuar Ligjin për Specialen

19:20
Haziri: Harry Bajraktari u propozua për president në takimet VV-LDK

Haziri: Harry Bajraktari u propozua për president në takimet VV-LDK

18:53
Zgjedhja e presidentes, Haziri: Kurti s'e pati problem bashkëpunimin me PDK-në

Zgjedhja e presidentes, Haziri: Kurti s'e pati problem bashkëpunimin me PDK-në

18:26

Më shumë nga Lajme

  • 20:35Ilir Deda: Shqipëria ta evitojë përsëritjen e vitit 1997, recepti hungarez për funksionet shtetërore është ilaç
  • 20:31Përshkallëzohen protestat në Tiranë: Efektivi i policisë mbetet i shtrirë në tokë mes përplasjeve të dhunshme
  • 20:23Tirana në kaos, protestuesit sulmojnë ministritë, Kryeministrinë, Piramidën, një qendër tregtare dhe bizneset, përplasje nëpër rrugë me policinë
  • 20:23Sulmi ndaj Kuvendit, reagon kryekuvendari i Shqipërisë
  • 20:17Besnik Tahiri propozon tri nisma për reformën në drejtësi dhe llogaridhënien institucionale