Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri: Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 19:27
Haziri: Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar ashpër atë që e cilësoi si “zallamahi” të shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se salla plenare e Kuvendit nuk duhet të shndërrohet në një hapësirë ku ka “sharje e thirrje për vrasje”.

“E patë qysh n’pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Republikës në zallamahi! Salla plenare e Kuvendit të Republikës nuk bën të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje”, shkroi Haziri

Ai tha se përplasja nuk duhet të jetë me mërgimtarët, por me ata që, sipas tij, “e mbajnë derën e mbyllun për deputetë dhe me ata që hapin dyer për sharje e thirrje për vrasje”.

Haziri theksoi se LDK-ja nuk kërkon asgjë përtej rolit të saj në proceset institucionale, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e Qeverisë.“Gjithçka për Republikën. LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e Qeverisë”, deklaroi ai.

Postimi i plotë:E patë qysh n’pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Republikës në zallamahi!

Salla plenare e Kuvendit të Republikës nuk bën të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje.

Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë dhe me ata hapin dyer për sharje e thirrje për vrasje!

Gjithçka për Republikën🇽🇰. LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e Qeverisë.Por, mos e harroni se mendësinë parti-shtet e kemi rrënu moti kohë. Kemi qenë përherë besë e shpresë për Republikën.

Pas dy vitesh, LDK i rikthehet pragmatizmit, ajo që tradicionalisht e ka karakterizu partinë që inicoi e shkaktoi procese, për ta realizu andrrën e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.Kur ofrohesh për bashkëpunim e nuk të pranohet, atëherë jemi shtyrë në shkaktim të proceseve të reja. Proceseve politike e jo zgjedhore.

hazirikuvenditduhet

Të ngjashme

Deklarimet për zhbërjen e Speciales, Kusari-Lila: Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë as të ngutshëm e as emocionalë

Deklarimet për zhbërjen e Speciales, Kusari-Lila: Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë as të ngutshëm e as emocionalë

13:46
Haxhiu i bën thirrje Qeverisë: T'i ndajë mbi 100 milionë euro për Apelin në Hagë, çlirimtarët i duam të lirë, prandaj duhet të veprojmë si shtet

Haxhiu i bën thirrje Qeverisë: T'i ndajë mbi 100 milionë euro për Apelin në Hagë, çlirimtarët i duam të lirë, prandaj duhet të veprojmë si shtet

22:33
Grenell i reagon Kosit: Këtyre gjykatave radikale duhet t'u hiqet menjëherë financimi

Grenell i reagon Kosit: Këtyre gjykatave radikale duhet t'u hiqet menjëherë financimi

17:40
Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit

Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit

16:59

Më shumë nga Lajme

  • 13:35'Shtet për vete, dajën, tezen', Haradinaj i ashpër për mosreagimin e Gërvallës ndaj verdiktit të Speciales
  • 13:34“Liri dhe drejtësi për heronjtë tanë” – Studentët protestojnë në Prishtinë për katërshën e UÇK-së
  • 13:22Publikohet poezia që Jakup Krasniqi shkroi në paraburgim, bisedë imagjinare me nënën
  • 12:22Pas aktgjykimit, Specialja nis procedurën për zhdëmtimin e viktimave – caktohen afatet
  • 12:14Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, GLPS: Një nga momentet më të rënda për Kosovën