Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar se në një rast të kaluar ka pranuar që ta jap votën e tij për formimin e Kuvendit pa asnjë kusht, duke iu referuar situatës kur Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kishte deklaruar se i kishte votat për Qeveri, por i mungonte një votë për Kuvend.
Haziri tha se ka qenë i gatshëm ta jepte votën e tij vullnetarisht, pa vendosur ndonjë kusht politik.
“E di që është thënë se i kam votat për Qeveri, por më duhet edhe një votë për Kuvend. Kam qenë unë ai i cili kam thënë se e jap votën edhe atë pa kushte,” tha Haziri.
I pyetur nëse ka pasur ndonjë tentativë që dikush ta kontaktojë për këtë votë, Haziri u shpreh se kjo nuk ka rëndësi, por theksoi se mënyra se si është ndërtuar shumica parlamentare ka lënë të kuptohet për një “korruptim politik”.
