Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur për presidenten e re të vendit, Justina Shiroka-Pula, duke u pyetur se cila do të jetë sfida më e madhe me të cilën do të përballet ajo.
Haziri ka vlerësuar se ndër sfidat kryesore të presidentes do të jetë çështja e Dhomave të Specializuara, si dhe komunikimi me institucionet evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Presidentja është futur në ‘zjerm’ politik, pasi sfidën më të madhe do ta ketë në ndihmën ndaj Republikës për çështjen e ligjit për Dhomat e Specializuara. Komunikimi me Komisionin Evropian, Këshillin e Evropës dhe mekanizmat e tjerë, si dhe me partnerët tanë, nuk do të jetë i lehtë”, ka deklaruar Haziri për Indeksin.




