Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si një nga figurat e mëdha të historisë së Kosovës dhe duke kritikuar, sipas tij, përpjekjet për njollosjen e figurave të luftës.

Në një postim publik, Lladrovci ka kundërshtuar pretendimet se Thaçi ka qenë kundër zgjedhjes së presidentes, duke theksuar se, bazuar në njohjen e tij me të, ish-presidenti gjithmonë e ka vendosur interesin e Kosovës mbi atë personal

“Presidenti Hashim Thaçi është një nga lisat e mëdhenj dhe bubullimat zbrazen mbi të. Hakmarrësit e xhelozët, do të vazhdojnë ta bëjnë punën e vet. Tendenca e përbaltjes së heronjve vazhdon, Presidenti Hashim Thaçi, Kadriu, Jakupi e Rexha nuk bëjnë përjashtim. Tellallët e profiterët, po mundohen ta tjetërsojnë personalitetin e Presidentit”.