Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është “kristal i qartë”.
“Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese kanë gjykuar drejt dhe janë përgjigjur pyetjes së grupit të deputetëve që është udhëhequr nga deputetja Time Kadrijaj. Por, ata janë të prirë të përgjigjen vetëm pyetjes që parashtrohet, ndërsa në dispozitiv janë përgjigjur, dhe në arsyetim kanë ofruar argumente, fakte, shembuj konkretë – jo vetëm nga vendet e rajonit, por edhe nga vende me demokraci të njëjtë parlamentare, pak a shumë si ajo që Kosova e ka ndërtuar në këtë sistem dhe këta parametra,” ka thënë ai.
Tutje, Haziri ka thënë se partia e parë ka bërë lojë fjalësh lidhur me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e interpretuar atë në një standard krejt tjetër.