Për të nxitur rritjen e numrit të vizitorëve të huaj, qeveria shqiptare ka vendosur të heqë barrierat burokratike dhe operacionale për agjencitë turistike. Në Fletoren Zyrtare është publikuar ligji për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë”.
Ai synon të krijojë një regjim të ri lehtësues për bizneset shqiptare të turizmit që duan të operojnë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi, Bosnje dhe Moldavi, dhe anasjelltas. Me këtë ligj u jepet fund licencave të dyfishta.
“Tashmë një agjenci që operon në Shqipëri mund të hapë filial edhe në vendet e rajonit. Po ashtu kemi më pak burokraci, më pak kosto”, tha Fjorida Zani, turoperatore Tv Klan.
