Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ligji për Specialen, Haziri: Nuk besoj se dikush tenton të luajë me UÇK-në

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 21:42
Ligji për Specialen, Haziri: Nuk besoj se dikush tenton të luajë me UÇK-në

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend.

Haziri ka thënë se pas këtij zhvillimi ka pasur shumë reagime dhe akuza, duke theksuar se kërkesa e protestuesve ka qenë që institucionet e Kosovës të marrin përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Po shoh shumë reagime e akuza pas kthimit të ligjit në Kuvend, prandaj dua ta sqaroj edhe një herë qëndrimin tonë. Për 21 ditë e 21 net kemi qëndruar në shesh me një kërkesë të vetme: që institucionet tona të marrin përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Kemi protestuar për një kauzë që është shumë më e madhe se secili prej nesh”, thuhet në shkrim.

Ai ka bërë të ditur se do ta përcjellin me kujdes çdo hap deri në përmirësimin dhe votimin e ligjit, si dhe do ta monitorojnë zbatimin e secilit nen.

“Ne vetë kemi kërkuar që, nëse ka diçka në ligj që duhet ndryshuar apo përmirësuar, kjo të bëhet. Sepse ne nuk kemi kërkuar kurrë një ligj sa për ta votuar, por një ligj që qëndron juridikisht dhe që mund të ketë efekt real. Për ne nuk ka rëndësi kush e propozon apo kush e voton. Ka rëndësi çfarë përmban ligji dhe çfarë mund të bëjë ai. Do të vazhdojmë ta përcjellim me shumë kujdes çdo hap deri në përmirësimin dhe votimin e ligjit”.

“Do të vazhdojmë ta monitorojmë edhe zbatimin e çdo neni e çdo shkronje. Nuk besoj se dikush do të tentojë të luajë me UÇK-në dhe me këtë kauzë. Por kushdo që mendon se mund ta bëjë këtë, duhet ta dijë se do të na ketë përballë. Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kërkesa jonë nuk ka ndryshuar. Kauza jonë nuk ka ndryshuar. Për UÇK-në kemi qëndruar bashkë dhe për UÇK-në do të vazhdojmë të qëndrojmë”, shkroi Haziri.

Postimi i plotë:

Po shoh shumë reagime e akuza pas kthimit të ligjit në Kuvend, prandaj dua ta sqaroj edhe një herë qëndrimin tonë.

Për 21 ditë e 21 net kemi qëndruar në shesh me një kërkesë të vetme: që institucionet tona të marrin përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Kemi protestuar për një kauzë që është shumë më e madhe se secili prej nesh.

Ne vetë kemi kërkuar që, nëse ka diçka në ligj që duhet ndryshuar apo përmirësuar, kjo të bëhet. Sepse ne nuk kemi kërkuar kurrë një ligj sa për ta votuar, por një ligj që qëndron juridikisht dhe që mund të ketë efekt real.

Për ne nuk ka rëndësi kush e propozon apo kush e voton. Ka rëndësi çfarë përmban ligji dhe çfarë mund të bëjë ai.

Do të vazhdojmë ta përcjellim me shumë kujdes çdo hap deri në përmirësimin dhe votimin e ligjit. Do të vazhdojmë ta monitorojmë edhe zbatimin e çdo neni e çdo shkronje.

Nuk besoj se dikush do të tentojë të luajë me UÇK-në dhe me këtë kauzë. Por kushdo që mendon se mund ta bëjë këtë, duhet ta dijë se do të na ketë përballë.

Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kërkesa jonë nuk ka ndryshuar. Kauza jonë nuk ka ndryshuar.

Për UÇK-në kemi qëndruar bashkë dhe për UÇK-në do të vazhdojmë të qëndrojmë.

haziriligjibesoj

Të ngjashme

Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

20:03
OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse zvarritet Ligji për Specialen

OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse zvarritet Ligji për Specialen

19:24
Ligji për Specialen, Nagavci: Besoj që Presidentja e shqyrton me kujdes

Ligji për Specialen, Nagavci: Besoj që Presidentja e shqyrton me kujdes

11:07
Ligji për Specialen, Haradinaj: Kthimi prapa do të ishte ofendim, lojë e ndytë, turp për ata që janë përfshirë

Ligji për Specialen, Haradinaj: Kthimi prapa do të ishte ofendim, lojë e ndytë, turp për ata që janë përfshirë

11:01

Më shumë nga Lajme

  • 22:23Ish-Këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi: Pretendim i rrejshëm se jam i përfshirë në tërheqjen e ligjit për ta sulmuar Grudën
  • 22:18Vdekja e pacientes nga kanceri, Reshitaj: Të ketë hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale
  • 22:05Asambleisti më i votuar i PDK-së në Drenicë reagon ashpër: Në çdo fushatë, gojën e kanë plot me UÇK-në, ndërsa aty ku duhet të tregojnë veten, i harrojnë çlirimtarët
  • 21:58Ramadani përcjell qëndrimin e Alenacës: Kushdo që është përfshirë në lojën e kthimit të ligjit, do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së
  • 21:54Adem Grabovci për Ligjin e Speciales: Mjaftë është mjaftë - Nuk e meritojnë çlirimtarët e as populli ynë ketë lojë