Learta Hollaj, shefe e kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka treguar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, por jo rastësishëm, sa i përket shkuarjes së Kosovës në ceremoninë e Bordit të Paqes në Davos.
“Realisht, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, por asgjë nuk ka qenë e rastësishme”, ka thënë Hollaj në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Ju e dini shumë mirë çfarë kontakte mban presidenca e Republikës së Kosovës, në këtë rast presidentja, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit, ambasada e kështu me radhë”.
“Për sa u përket ftesave që janë dërguar për bordin e paqes, ato janë bërë publike dhe dihet që ndër të parat ka qenë Shqipëria. Mirëpo ka pasur njoftim dhe paralajmërim që do të ketë edhe shtete të tjera që do të marrin ftesa”.
