Organizata e Veteranëve të Luftës në Deçan ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurorave me lule, duke përkujtuar me respekt të thellë babain e tre heronjve të kombit – veteranin Hilmi (Nur) Haradinaj, në Gllogjan, shkruan Demos.

“Një figurë e rrallë e qëndresës dhe përkushtimit ndaj lirisë së atdheut, i cili me jetën dhe veprën e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Nderim dhe lavdi për jetën e tij të përkushtuar dhe për sakrificën e familjes Haradinaj, që mbetet simbol i krenarisë sonë kombëtare! I përjetshëm qoftë kujtimi për ty, Hilmi Nura!”, thuhet në njoftim.