Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hoti kërkon rregullim me ligj: Deklarata e Pavarësisë dhe portreti i Rugovës nuk janë dekor që hiqen sipas shijeve

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 18:13
Hoti kërkon rregullim me ligj: Deklarata e Pavarësisë dhe portreti i Rugovës nuk janë dekor që hiqen sipas shijeve

Deputeti Avdullah Hoti ka kërkuar që vendosja dhe respektimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe portretit të presidentit Ibrahim Rugova të rregullohen me ligj.

Përmes një postimi, Hoti ka theksuar se këto dy simbole përfaqësojnë themelet e shtetit të Kosovës dhe nuk mund të trajtohen si elemente dekorative.

“Deklarata e Pavarësisë dhe portreti i Presidentit Rugova nuk janë dekor që vendoset e hiqet sipas shijeve. Ato simbolizojnë themelet mbi të cilat qëndron Republika e Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, respektimi i simboleve dhe protokollit shtetëror nuk mund të varet nga vendimet apo preferencat individuale të zyrtarëve publikë.

“Respektimi i simboleve shtetërore dhe protokollit shtetëror nuk është në diskrecionin e asnjë zyrtari shtetëror”, ka deklaruar ai.

Hoti ka kërkuar që kjo çështje të përcaktohet shprehimisht në legjislacion, për të pamundësuar ndryshimet arbitrare në paraqitjen e këtyre simboleve.

“Në mënyrë që t’i pamundësohet kujtdo që të bëjë ndryshime në mënyrën e prezantimit dhe respektimit të këtyre dy simboleve të shtetit të Kosovës, është e domosdoshme që këto të përcaktohen me ligjin që rregullon protokollin e simboleve shtetërore”, ka përfunduar Hoti.

hotipavarësisësimboleve

Të ngjashme

Zhvendosja e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë, flasin nga Presidenca

Zhvendosja e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë, flasin nga Presidenca

20:03
Deklarata e Pavarësisë zëvendësohet me filigran në Presidencë e largohet fotoja e Rugovës, reagojnë ashpër nga LDK

Deklarata e Pavarësisë zëvendësohet me filigran në Presidencë e largohet fotoja e Rugovës, reagojnë ashpër nga LDK

16:16
Deklarata e Pavarësisë zëvendësohet me filigran në Presidencë

Deklarata e Pavarësisë zëvendësohet me filigran në Presidencë

15:48
Hoti: Qeveria Kurti nuk e realizoi asnjë premtim të saj, nuk i kreu as projektet e trashëguara

Hoti: Qeveria Kurti nuk e realizoi asnjë premtim të saj, nuk i kreu as projektet e trashëguara

11:34

Më shumë nga Lajme

  • 20:07Partitë për “Specialen”: Kthimi i ligjit për përmbajtje a procedurë?
  • 20:07Vitia takon studentët e Mjekësisë, dëgjon kërkesat dhe idetë e tyre
  • 19:52Plakolli dyshon për marrëveshje të fshehtë mes Abdixhikut dhe VV-së: Po i takon njerëzit që mbështesin koalicionin me Pecin
  • 19:50Vdes mësuesi i njohur nga Drenica
  • 19:50Policia bastis dy lokacione në Vushtrri, sekuestron armë zjarri