Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hoti: Qeveria Kurti nuk e realizoi asnjë premtim të saj, nuk i kreu as projektet e trashëguara

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 11:34
Hoti: Qeveria Kurti nuk e realizoi asnjë premtim të saj, nuk i kreu as projektet e trashëguara

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka adresuar kritika të shumta ndaj Qeverisë Kurti lidhur me planifikimet për investimet kapitale.

Deputeti i LDK-së ka thënë se kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për këtë linjë.

“Shifrat e larta të buxhetit po përdoren vetëm për krekosje me rastin e miratimit të buxhetit në Kuvend. Kur po vjen koha për të raportuar në Kuvend për realizimin e buxhetit, asnjë anëtar i qeverisë nuk del para deputetëve dhe qytetarëve të përgjigjet për dështimet në realizimin e projekteve.”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se në gjashtë vitet e fundit, realizimi i investimeve kapitale ka qenë tejet i ultë.

Sipas tij, asnjë nga projektet e mëdha kapitale të trashëguara nga qeveritë paraprake dhe të nisura para vitit 2021 nuk është realizuar, përfshirë këtu autostradën e Gjilanit, rrugën për Pejë, rrugën për Mitrovicë, rrugën për Podujevë, rrugën Dollc-Gjakovë, rrugën Prizren-Gjakovë.

“As projektet e premtuar nga kjo qeveri nuk janë realizuar, përfshirë këtu: rrugën dhe tunelin Prizren-Tetovë, hekurudhën Prishtinë-Durrës, aeroportin e Gjakovës, çerdhet për fëmijë, banesat sociale, digat për akumulime dhe projekte të tjera.”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, askush nuk beson më në shifrat e larta të investimeve kapitale të parapara në buxhetin e vitit 2027.

“Realizimi i buxhetit për investime kapitale ka mbetur i ulët edhe pse procedurat e prokurimit janë kryer në shumë raste përmes negocimit, siç dëshmohet me qindra e mijëra tenderë njëburimorë apo me negocim. Pasojat ekonomike dhe sociale nga mos-realizimi i projekteve kapitale po i bartim të gjithë. Kolonat e gjata nëpër rrugë në ndërtim e sipër tash e gjashtë vite po i kushtojnë secilit kohë dhe shpenzime. Mos-realizimi i investimeve kapitale e kanë lënë ekonominë e Kosovës pa qindra miliona euro në qarkullim, mjete që do të krijonin efekte zinxhirore pozitive në ekonomi.”, ka thënë Hoti.

hotirrugënasnjë

Të ngjashme

Hoti kërkon rregullim me ligj: Deklarata e Pavarësisë dhe portreti i Rugovës nuk janë dekor që hiqen sipas shijeve

Hoti kërkon rregullim me ligj: Deklarata e Pavarësisë dhe portreti i Rugovës nuk janë dekor që hiqen sipas shijeve

18:13

Më shumë nga Lajme

  • 23:35​Shqipëria deri në 110 euro për fëmijë, Kosova nis rritjen e shtesave – kush përfiton më shumë?
  • 23:16Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
  • 22:56Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
  • 22:48‘Është MARRE me krahasu Vuçiqin me Kurtin” – “SHPËRTHEN” debati mes Korqës dhe Matoshit
  • 22:45Matoshi: Lista Studentore shkoi te Kisha Ortodokse e cila ka qëndrim të ashpër ndaj Kosovës