Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti: Na thonin se ura s’bëhet, bëhet-bëhet!

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 16:03
Hoti: Na thonin se ura s’bëhet, bëhet-bëhet!

Andin Hoti ka reaguar pas zhvillimeve rreth urës së Ibrit, duke e cilësuar praninë e Policisë së Kosovës dhe garantimin e qarkullimit të lirë si dëshmi të forcimit të institucioneve të vendit

Hoti tha se shteti duhet të ushtrojë përgjegjësitë e tij dhe se hapja e urës dëshmon se sfidat që dikur konsideroheshin të patejkalueshme mund të tejkalohen me vendosmëri, ligj dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

E plotë:

Shteti nuk ndërtohet duke u pajtuar me status quo-në, por duke ushtruar përgjegjësitë e tij!

Prania e Policisë së Kosovës pranë urës së Ibrit dhe garantimi i qarkullimit të lirë e të sigurt për të gjithë qytetarët është dëshmia më e mirë se Republika e Kosovës sot ka kapacitet, autoritet dhe institucione që e ushtrojnë mandatin e tyre në çdo cep të territorit të saj.Për vite me radhë na është thënë se “nuk bëhet”. Se Veriu nuk preket. Se ura e Ibrit është vijë që nuk duhet kaluar. Se vendosja e rendit dhe ligjit rrezikon stabilitetin. Madje, për vite të tëra, frika dhe status quo-ja na janë shitur si maturi politike.

Por tashmë u dëshmua e kundërta: Bëhet. Bëhet me vendosmëri, me institucione funksionale, me ligj dhe në bashkërendim me partnerët tanë ndërkombëtarë.Ajo që dikur paraqitej si sfidë e patejkalueshme, sot po bëhet normalitet. Sepse normalitet është që qytetarët të lëvizin lirshëm. Normalitet është që Policia e Kosovës të kujdeset për sigurinë në tërë territorin e Republikës. Dhe normalitet është që një urë të bashkojë njerëzit, jo t’i ndajë ata.

bëhethotikosovës

Të ngjashme

Von der Leyen për ndryshimin e ligjit për Specialen, e shikon Kurti: I takon Kosovës të vendosë

Von der Leyen për ndryshimin e ligjit për Specialen, e shikon Kurti: I takon Kosovës të vendosë

15:11
Von der Leyen: Askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, rezistenca në luftë s’ka qenë në gjykim

Von der Leyen: Askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, rezistenca në luftë s’ka qenë në gjykim

14:52
Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane

Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane

14:18
Schuebel mirëpret Von der Leyen: Për mbi 25 vjet, BE-ja ka qenë partneri më i fuqishëm i Kosovës

Schuebel mirëpret Von der Leyen: Për mbi 25 vjet, BE-ja ka qenë partneri më i fuqishëm i Kosovës

13:18

Më shumë nga Lajme

  • 15:38“Unë jam veç një çlirimtar”, gruaja e Jakup Krasniqit me mesazh të fuqishëm nga protesta
  • 15:38I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit
  • 15:30Gucati: Kauza jonë është që ata të dalin të lirë sa më shpejt
  • 15:28Numër i madh i protestuesve nisen të mblidhen tek sheshi “Skenderbeu”
  • 15:27Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK’së