Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoti për Kuvendin e LDK-së: U thirr pasi nuk pajtohemi me humbje në tri palë zgjedhje, na duhet një parti e fortë për të larguar këtë mazhorancë

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 16:42
Hoti për Kuvendin e LDK-së: U thirr pasi nuk pajtohemi me humbje në tri palë zgjedhje, na duhet një parti e fortë për të larguar këtë mazhorancë

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në lidhje me Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së që do të mbahet të enjten pas kërkesës së delegatëve.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se idologët e LDK-së, duke i ndjekur praktikat e partive simotra të partisë në vendet e BE-së, e kanë paraparë këtë mekanizëm statutar për ushtrimin e kontrollit demokratik të delegatëve ndaj lidershipit të LDK-së.

“Kuvendi i LDK-së është thirrur pasi nuk pajtohemi me humbjen në tri palë zgjedhjeve parlamentare dhe me humbjen e dy komunave në zgjedhjet lokale. Nuk mund të ulim kokën dhe të ndihemi rehat me këto rezultate të dobëta, siç po na thotë, praktikisht, lidershipi aktual i LDK-së duke kundërshtuar thirrjen e Kuvendit. Një LDK që e ul kokën përballë këtyre humbjeve nuk i shërben Kosovës. Një LDK e tillë mund të jetë vetëm në interes të kundërshtarëve politikë. Thirrja e këtij Kuvendi u bë domosdoshmëri pasi lidershipi aktual nuk e respektoi standardin e vendosur në vitin 2021, kur Kryetari Mustafa mori përgjegjësinë dhe hapi rrugën përmes së cilës në krye të LDK-së u zgjodh Kryetari Abdixhiku”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se Kuvendi nuk është thirrur kundër askujt, por është thirrur për shkak se duan një LDK të fortë për betejat politike në mbrojtje të interesit të Kosovës.

“Na duhet një LDK e fortë për të larguar nga pushteti këtë mazhorancë që i ka bërë dëme të mëdha Kosovës: (1) ka dëmtuar aleancat strategjike të Kosovës, (2) nuk e ka zbatuar Marrëveshjen e Uashingtonit, (3) e ka braktisur dialogun për njohje reciproke në Bruksel e Uashington dhe ka përfunduar në Ohër duke marrë obligime përmes një aneks-marrëveshjeje të panënshkruar, (4) aferat në energjetikë, abuzimet me buxhetin e shtetit, tenderët me negocim e nepotizmi në emërimet politike e kanë karakterizuar gjithë qeverisjen 6-vjeçare të LVV-së, (5) presioni ndaj organeve të drejtësisë, mos emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit në kundërshtim me Kushtetutën, shkarkimi i Kryesueses së KQZ-së, shkarkimet joligjore të bordeve dhe organeve të tjera të pavarura, instrumentalizimi i RTK-së dhe i AKI-së, mosparaqitja e Kryeministrit para organeve të drejtësisë e probleme të tjera e kanë përkeqësuar sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushteteve, (6) dështimet në ekonomi e në investime kapitale, inflacioni e rritja e kostove të jetesës, mungesa e investimeve në shëndetësi e probleme të tjera ekonomike e sociale e kanë përkeqësuar mirëqenien e familjeve. Këto dhe çështje të tjera të interesit publik përbëjnë betejën tonë politike, për të cilat beteja na duhet një LDK e fortë”, ka shtuar Hoti.

Ai ka thënë se Kuvendi i LDK-së nuk është thirrur për të legjitimuar në krye të LDK-së një person tjetër, pasi sipas tij lidershipi i ri i LDK-së nuk mund të paracaktohet nga askush, as nga grupet jashtë LDK-së, as nga dëshirat e preferencat brenda LDK-së.

“Lidershipi i ri i LDK-së do të jetë rezultat i zgjedhjeve të përgjithshme në LDK, të cilat do të zhvillohen sipas Statutit dhe rregulloreve të LDK-së. Zgjedhjet do të jenë transparente, me afate të qarta dhe të arsyeshme për të mundësuar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të LDK-së. Zgjedhjet do të mbikëqyren në përpikëri nga organet kompetente të LDK-së për të siguruar rregullsinë, transparencën dhe gjithëpërfshirjen. Vetëm zgjedhjet e tilla sigurojnë konkurrencë zgjedhore, që nga niveli i nëndegëve dhe degëve e deri te strukturat qendrore të LDK-së. Nuk ka rrugë tjetër për zgjedhjen e lidershipit të LDK-së përveçse përmes këtij procesi të përcaktuar në Statutin e LDK-së”, ka shtuar Hoti.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Arifi: Piskamat e Kurtit nuk janë për shtet, por për pushtet
  • 23:22Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës
  • 23:21Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
  • 23:06Moti për të premten
  • 22:57Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji