Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

​Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 12:58
​Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik me Suedinë dhe Belgjikën.

Të katër projektligjet u miratuan me nga 11 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Bëhet fjalë për Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim, atë për Transferimin e Personave të Dënuar, si dhe marrëveshjen për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.

Po ashtu, u miratua edhe Projektligji për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Kryetari në këtë komision, nga Lëvzija Vetëvendosje, Vigan Qorrolli ka thënë se këto janë marrëveshje ndërkombëtare të cilat shteti ynë dhe Mbretëria e Suedisë i lidhin në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Këto janë marrëveshje ndërkombëtare të cilat shteti ynë dhe Mbretëria e Suedisë i lidhin në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. E para, çështjet penale që përfshin të gjitha raportet në fushën e se drejtës penale ndërmjet shtetit, e dyta është çështja e ekstradimit, dhe transferi i personave dënuar. Është pako e përgjithshme e ligjeve që shteti me shtet në fushën e drejtësisë penale i lidh. Nëse një shtetas i Republikës së Kosovës në Suedi dhe e kundërta, gjykohet penalisht ose kërkohet që një shtetas i Kosovës të vuajë dënimin derisa ai po e kryen për një vepër të kryer në shtetin e Suedisë, ai mund të transferohet në Republikën e Kosovës për të vuajtur këtë dënim”, tha Qorrolli.

Ndërkaq, në pikën e të ndryshmeve, Qorrolli njoftoi se, pas përfundimit të konkurseve për dy pozita vakante në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për drejtor të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, komisioni do të formojë grupet punuese për shqyrtimin e kandidaturave dhe aplikacioneve.

Përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje propozoi deputetin Blerim Gashi si kryesues të grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Formimi i dy grupeve punuese u miratua me 11 vota për.

“Meqenëse tashmë janë mbyllur konkurset për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, dy vende vakante, dhe përzgjedhjen, konkursi i dytë të drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ne si komision funksional do të formojmë grupet e punës për shqyrtimin e kandidaturave dhe aplikacioneve të tyre… Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje do ta propozoj deputetin Blerim Gashi që të jetë kryesues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, tha Qorrolli.

Gjatë mbledhjes, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, kritikoi mënyrën e shqyrtimit të marrëveshjeve, duke kërkuar që ministrja e Drejtësisë të raportojë para deputetëve për përmbajtjen e tyre përpara votimit.

“Praktikat e deritashme kanë qenë që ministrja vjen në komision, dhe raporton për marrëveshjet. Nuk po flasim për marrëveshje që nuk duan trajtim të detajshem, dhe mendoj që Kuvendi nuk guxon t’i tejkalojë këto praktika të mira, sepse ministrja ka qenë në takime bilaterale me përfaqësues të shteteve, dhe është mirë edhe për opinionin publik, por edhe për ne, që ajo të vijë dhe para votimit të informojë deputetët. Këto praktika nuk guxojnë të tejkalohen dhe votimet të ndodhin siç u votua sot”, tha Deliu-Kodra.


ndërkombëtarekatërmarrëveshje

Të ngjashme

Çmimi i naftës bie edhe më tej në bursat ndërkombëtare, në Kosovë lirimi po reflektohet ngadalë

Çmimi i naftës bie edhe më tej në bursat ndërkombëtare, në Kosovë lirimi po reflektohet ngadalë

18:47
Sot mblidhen katër komisione parlamentare

Sot mblidhen katër komisione parlamentare

08:01
Allegri ka një listë dëshirash për katër nënshkrime të reja në janar, zbulohen edhe emra

Allegri ka një listë dëshirash për katër nënshkrime të reja në janar, zbulohen edhe emra

21:41
Foda: Po përcjellim futbollistë nga ligat ndërkombëtare

Foda: Po përcjellim futbollistë nga ligat ndërkombëtare

18:06

Më shumë nga Lajme

  • 18:47Kapetanoviq: Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë duhet të sjellë rezultate konkrete
  • 18:46Ymeri e sfidon Kurtin: A mund ta mohoni se keni marrë para nga Martin Berishaj?
  • 18:39Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen më 2027, më i larti në histori
  • 18:25Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju
  • 18:20Limaj: Kosova nuk është më e njëjta pas aktgjykimit të 16 shtatorit