Kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ky vit nis me fatura të rritura të ujit dhe kanalizimeve.
Sipas tij, kjo rritje vjen kur furinizimi me ujë nuk është përmirësuar mjaftueshëm, ndërsa thekson se në prill pritet të shqyrtohen rritja e sërishme e rrymës.
Postimi i plotë:
Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve.
Në regjionin e Prishtinës, rritja është 43.85% për amvisëri dhe 40.01% për biznese. Në anën tjetër, furnizimi me ujë nuk është përmirësuar mjaftueshëm, humbjet e ujit në rrjet mbesin të larta, kompanitë e ujësjellësit vazhojnë të kenë raporte të auditimit me plot vërejtje substanciale. Brenda këtyre tarifave të rritura paguhet edhe për derdhjen e ujërave të zeza, por ato ujëra të zeza nuk trajtohen. Ato derdhen në lumenj.
Në prill pritet të shqyrtohet rritja e sërishme e energjisë elektrike. Tatimi në pronë për biznese sivjet nis me rritje substanicale gjithashtu.