Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për shtetin që nuk mundi ta mbronte Arlinda Zekajn, gruan e cila u vra mizorisht mbrëmë, tre ditë pasi i kishte paralajmëruar institucionet për tragjedinë dhe kishte kërkuar mbrojtjen e shtetit.
Hoxha tha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit se “sot nuk mjaftojnë as ngushëllimet”.
“Nuk mjafton dënimi i krimit. As fjalimet tona këtu nuk mjaftojnë. Duhet të ketë hetim, transparencë, përgjegjësi, për çdo neglizhencë dhe mosveprim institucional që ka kontribuuar në këtë tragjedi”, tha ajo.
Hoxha tha se “Arlinda sot nuk mund të flasë, por letra e saj flet shumë”.




