Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxha kujton Afrim Bunjakun: Duhet të punojmë që amaneti i tij të çohet në vend

GD
Gazeta Demos24 shtator 2025 në 15:23
Hoxha kujton Afrim Bunjakun: Duhet të punojmë që amaneti i tij të çohet në vend

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur pas homazheve të mbajtura sot në nderim të rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023.

Përmes një deklarimi për media, Hoxha u shpreh se duhet të punojmë që amaneti i tij për Kosovë të pavaruar të çohet në vend.

“Afrimi ishte një polic shembullor, një profesionist i vërtetë dhe një guximtar i madh që sakrifikoi jetën e tij për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim. Më shumë duhet të punojmë që amaneti i tij për një Kosovë të pavarur, ku ka rend dhe ligj, të mbisundojë dhe të çohet në vend”, tha Hoxha.

Ai shtoi se sot përkujtohen me respekt edhe të gjithë policët që u përballën me sulmin në Banjskë, të cilin e cilësoi si një betejë të fituar.

“Shpresojmë të mos kemi raste të tilla, por nëse ndodhin, jemi të gatshëm t’i dalim ballë vendit tonë”, u shpreh Hoxha.

Më shumë nga Lajme

  • 15:37Haziri, Kurtit: Ka me ju dalë tymi, ne e mbajmë fjalën për President, hapi i parë është konstituimi i Kuvendit
  • 15:23Tërheqja e dokumentit të shtetësisë, MPB-ja me njoftim të rëndësishëm
  • 15:05Protestuesit në Han të Elezit djegin goma në shenjë proteste ndaj SharrCem
  • 14:50Sulmohet një mjek në QKMF-në e Pozharanit, reagon Komuna e Vitisë
  • 14:36Përplasja në Kuvend, Sala Jashari: Mua më ka ardhë keq për zotëriun, është pasqyrë e Vetëvendosjes