Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se tërheqja e ligjit për Gjykatën Speciale ishte gabim, sikurse edhe zvarritja e tij. Ai ka theksuar se, përtej ligjit, Kosova duhet të ndërmarrë veprime konkrete diplomatike.
“Gabim ka qenë tërheqja dhe gabim është zvarritja. Ligji nuk është beteja e vetme që ne kemi me Gjykatën Speciale. Përtej ligjit, duhet të kemi edhe veprime konkrete diplomatike, ta vizitojmë Washingtonin, Londrën, Berlinin, Brukselin, Parisin dhe Romën. Lufta jonë e UÇK-së është e pastër dhe e drejtë. Liria jonë nuk është krim dhe pavarësia jonë nuk është ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka deklaruar se qëndrimi që qëndron pas votimit të para disa javëve është se Gjykata Speciale ka dalë përtej mandatit të saj.




