Gjatë ditës së mërkurë një vrasje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku një person ka qëlluar për vdekje një person në një qendër tregtare, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, shkruan GazetaDemos.
I dyshuari Rr.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "Vrasja e rëndë".
Në lidhje me këtë rast ka reaguar një familjar i viktimës, duke thënë se ajo dorë që e kreu krimin do të paguaj për atë që ka bërë.
"Vrasje makabër para gruas e vajzës së vogël, e cila sapo ka filluar të thërret "O bab", shkruan ai në Facebook.



