Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se njohja e Kosovës nga Sudani, Kenia dhe Siria, është dëshmi se me angazhimin e duhur, Kosova mund të sigurojë njohje të reja. Sipas Hoxhajt, ky proces ka stagnuar si rezultat i mungesës së angazhimit nga ministrja e Punëve të Jashtme.
“Dy-tri njohje që janë marrë kohëve të fundit kanë treguar që njohja ndërkombëtare e Kosovës është një proces që mund të ndodh, njohja e fundit e Sirisë, për të cilën unë kam folur në dhjetor të vitit 2024 dhe e Sudanit ka treguar që Republika e Kosovës mund të marrë njohje, njohja e Kenias gjithashtu ka treguar që mund të ketë njohje. Kjo qeveri ka mundur t’i marrë mesatarisht dhjetë njohje në vit. Vendet që i kam përmendur janë vende që kanë qeveri, të cilat në të kaluarën për arsye të brendshme nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës”, tha Hoxhaj.
