Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se të shkuarit në zgjedhje varet nga vullneti i kryeministrit Albin Kurti për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Vetë Hoxhaj tha se vendi nuk ka nevojë dhe nuk duhet të shkojë në zgjedhje.
“Bindja ime është që njerëzit nuk kanë nevojë që ta shohin këtë vend të shkojë prapë në zgjedhje. Pra, nuk mendoj që duhet ta çojmë vendin në zgjedhje”, tha Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës.
