Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mungesën e veprimeve pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe LVV-së.
“Ata kanë marrëveshje, populli e pa që ekziston një marrëveshje. Kur të kalkulohen numrat, janë mbi 80 vota. Ku janë sot?”, tha Tahiri.
Sipas tij, marrëveshja mes dy partive që u bë vetëm për poste duhet t’i detyrojë deputetët dhe kryesuesin e Kuvendit që të thërrasin seancën për konstituimin e Kuvendit.
Tahiri tha se marrëveshja tashmë është publike dhe, sipas tij, çështja e posteve është zgjidhur.