Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Humb jetën 35-vjeçari shqiptar, u gjet me duar të lidhura brenda një veture

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 15:21
Humb jetën 35-vjeçari shqiptar, u gjet me duar të lidhura brenda një veture

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali.

Trupi i tij u gjet brenda një automjeti të zhytur në lumin Tergola, në zonën e San Giorgio delle Pertiche, në provincën e Padovës.

Sipas A2CNN, viktima është identifikuar si Ferdinant Hoti, shtetas shqiptar me banim në Mirano, në provincën e Venecias. Identifikimi u bë nga hetuesit e Njësisë Hetimore të Karabinierëve të Padovës, përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe elementeve të tjera të mbledhura gjatë hetimit.

Nga të dhënat e para nga ekzaminimi mjekoligjor, 35-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt. Në momentin e vrasjes, viktima kishte duart e lidhura. Mjeku ligjor i cili kreu autopsinë, ka konstatuar gjithashtu se shqiptari kishte ndërruar jetë para se trupi të përfundonte në ujë. Në mushkëri nuk janë gjetur gjurmë uji, çka tregon se ai nuk është mbytur.

Trupi u gjet në sediljet e pasme të një Fiat Bravo të zezë, pa targa. Ai ishte futur në një qese të zezë, ndërsa mbi të ishin vendosur goma automjetesh për ta rënduar dhe për ta mbajtur nën ujë.

Karabinierët kanë arritur të identifikojnë pronarin e Fiat Bravo-s përmes numrit të shasisë. Automjeti rezulton në pronësi të një banori të provincës së Venecias, i cili nuk kishte raportuar vjedhjen e makinës. Ai po merret në pyetje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat dhe rolin e tij të mundshëm në ngjarje.

Hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë dhe po rindërtojnë lëvizjet e viktimës gjatë mbrëmjes së 7 shtatorit. Një nga pistat është edhe ajo se autorët e krimit e njihnin mirë zonën dhe karakteristikat e lumit Tergola, ku tentuan të fshihnin trupin.

trupikishteshqiptar

Të ngjashme

Rasti i Diana Kastratit, aktakuza përshkruan momentin e privimit të saj nga jeta nga ish-partneri

Rasti i Diana Kastratit, aktakuza përshkruan momentin e privimit të saj nga jeta nga ish-partneri

18:41
Haxhiu: Do të shqetësohesha sikur të mos kishte protesta, pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Haxhiu: Do të shqetësohesha sikur të mos kishte protesta, pas vrasjes së Arlinda Zekajt

20:24

Më shumë nga Lajme

  • 19:11Kurti pret në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, ja çka biseduan
  • 19:05“Jo me lëshu detyrën, po me shku n’shpi t'u nga", Ramadani kërkon largimin e Sveçlës
  • 19:05Familja e Adem Ademit: Babai ynë do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon
  • 18:41Sveçla: Përparim Rama tenton që përplasjen me e ngritë në nivel të Albin Kurtit
  • 18:37Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës