Vetëm pak ditë para ditës së zgjedhjeve, ministri në detyrë i Bujqësisë Armend Muja përuroi një projekt të quajtur “vada” e cila u bë virale në rrjetin social. Ky projekt nga Muja u pat cilësua për ujitjen e tokave bujqësore në Lupç të Poshtëm, ku pjesëmarrës në përurim ishte edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Ndonëse, kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja nuk mori më shumë se 34 vota në këtë fshat, përcjell KosovaPress.
Në krejt komunën e Podujevës, Armend Muja mori 583 vota.
