“GAZETADEMOS”, raportoi më herët se një i moshuar ka vdekur në Pejë pasi është goditur nga kamioni.

Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi Fadil Gashi dha detaje rreth rastit.

“Policia dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, tha Gashi për Demos.