Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I shtohen dy banesa të reja në emër të bashkëshortes, kjo është pasuria e Lumir Abdixhikut

GD
Gazeta Demos17 prill 2026 në 13:47
I shtohen dy banesa të reja në emër të bashkëshortes, kjo është pasuria e Lumir Abdixhikut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka nisur publikimin e formularëve ditën e sotme.

Si pasuri të paluajtshme, Abdixhiku për dallim nga viti i kaluar, ka deklaruar dy prona shtesë, ndër të cilat një banesë në vlerë 120,000 euro, të cilën e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes, si të trashëguar nga prindërit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kreu i LDK-së, ka deklaruar edhe një banesë tjetër në pronësi të bashkëshortes, në vlerë 100,000 euro, po ashtu të trashëguar nga prindërit.

Abdixhiku ka deklaruar po ashtu një shtëpi në vlerë 200,000 në pronësi të përbashkët, një banesë tjetër, e blerë me kredi bankare, me vlerë 265,000 euro, e cila po ashtu është deklaruar si e përbashkët, shtëpi prej 200.00 m², e trashëguar, me vlerë 150,000 euro.

Në kategorinë e pasurive të luajtshme, Abdixhiku ka deklaruar një veturë të tipit Mercedes-Benz e vitit 2019, në vlerë 25,000 euro në pronësi të bashkëshortes.

Abdixhiku ka deklaruar zotërim aksionesh të bashkëshortes së tij në kompaninë “AMPERA GROUP”, me 25% të aksioneve, pa vlerë të deklaruar financiare.

Abdixhiku ka deklaruar mjete financiare në banka: 386 euro depozita dhe kursime, 4,915.36 euro paga, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar 4,293.40 euro nga paga dhe kursimet.

Si detyrim financiar, Abdixhiku ka deklaruar kredinë për renovim të shtëpisë në vlerë të mbetur prej 32,502 euro dhe kredi për blerje banese në vlerë 126,020.40 euro (detyrim i mbetur).

Të ardhura vjetore, Abdixhiku ka deklaruar 16 mijë e 889 euro si pagë vjetore, dhe po ashtu 24 mijë euro nga një angazhim tjetër si pagë vjetore.

Lumir Abdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 07:58Parashikimi i motit për këtë të dielë
  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta