Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I shtruar në reanimacion, si paraqitet gjendja e Fatos Nanos

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 21:24
I shtruar në reanimacion, si paraqitet gjendja e Fatos Nanos

Gjendja shëndetësore e Fatos Nanos mbetet e qëndrueshme.

Burime mjekësore konfirmojnë për Top Channel se ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano, vijon të ketë parametra të qëndrueshëm shëndetësorë.

Sipas stafit mjekësor që po kujdeset për të, gjendja neurologjike e Nanos mbetet e pandryshuar krahasuar me ditët e mëparshme.

Kujtojmë se një ditë më parë, spitali privat ku ai ndodhet i shtruar bëri me dije se Nano ishte hospitalizuar prej disa ditësh, pas një arresti kardiorespirator. Në njoftimin zyrtar të spitalit thuhej se:

“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar.”

Ndërkohë, familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e afërt të ish-kryeministrit kanë kërkuar qetësi dhe mirëkuptim në këto momente, duke zgjedhur të mos komentojnë më tej për mediat.

fatos nano

Më shumë nga Lajme

  • 08:39Elon Musk rikthehet si këshilltar i Trump, merr rol drejtues në projektin e Pentagonit për të ardhmen e luftës
  • 08:31​Haxhiu dhe Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”
  • 08:30Bëhet dërgesa e parë drejt Zvicrës në kuadër të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
  • 08:29Kontrolle për prerjet ilegale në Ferizaj e Shtërpcë, konfiskohen dru të transportuara me tre mjete
  • 08:19Wesley Clark: Shqiptarët kishin të drejtë të rebeloheshin, kur e thashë në Hagë, ata më ndërprenë