Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ibrahimi i kundërpërgjigjet Krasniqit: Kërkesat për llogaridhënie kërkojnë përgjigje institucionale, jo sulme personale

GD
Gazeta Demos23 gusht 2026 në 11:11
Ibrahimi i kundërpërgjigjet Krasniqit: Kërkesat për llogaridhënie kërkojnë përgjigje institucionale, jo sulme personale

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me fondet e komunave.

Krasniqi kishte deklaruar se mjetet për të cilat është akuzuar Qeveria se ua ka marrë komunave “nuk u zhdukën dhe nuk u morën nga ministria”, por janë kthyer përsëri në komuna përmes projekteve investuese. Ai po ashtu kishte thënë se 25 për qind e mjeteve të mbetura ishin orientuar në një program tjetër investimesh, për shkak të kapaciteteve të kufizuara të disa komunave.

lg.php.gif

Ibrahimi ka thënë se nuk kishte pasur ndërmend të merrej me deklaratat e ministrit, por se, meqë Krasniqi e ka përmendur sërish emrin e tij, e ka parë të nevojshme të japë sqarime.

Ai fillimisht ka korrigjuar deklarimin e Krasniqit, duke theksuar se nuk është kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, por drejtor ekzekutiv.

“Ky është një dallim elementar institucional, veçanërisht për ministrin përgjegjës për pushtetin lokal”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka akuzuar gjithashtu MAPL-në se në të kaluarën e ka sulmuar personalisht përmes kanaleve zyrtare të ministrisë, pasi Asociacioni kishte kërkuar sqarime për fondet e Bashkimit Evropian.

lg.php.gif

Sipas Ibrahimit, ministria e kishte akuzuar atë për “interesa private” dhe kishte aluduar se ai kishte shpresuar të përfitonte nga fondet për ekspertë, pa paraqitur prova.

“Një platformë zyrtare e një ministrie është kanal institucional dhe nuk duhet të përdoret për sulme personale ndaj individëve që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie”, ka deklaruar ai.

lg.php.gif

Ibrahimi ka thënë se çështja kryesore qëndron te financimi i pesë komunave fituese të Grantit të Performancës.

Sipas tij, në buxhet ishin paraparë 4 milionë euro, ndërsa për këto komuna janë ndarë vetëm 2 milionë euro nga buxheti i shtetit.

lg.php.gif

“Pse u është zvogëluar financimi pesë komunave fituese të Grantit të Performancës?”, ka pyetur ai.

Drejtori i Asociacionit ka kërkuar nga ministria të sqarojë se mbi cilat kritere janë ridestinuar mjetet dhe se si mbrohet parimi i performancës në rastet kur komunave që e kanë fituar grantin u zvogëlohet financimi.

Ai ka kundërshtuar edhe argumentin e ministrit se komunat nuk kanë pasur kapacitete për t’i shfrytëzuar fondet.

“Kush i ka vlerësuar këto kapacitete? Kur është bërë vlerësimi? Sipas cilave kritere?”, ka pyetur Ibrahimi.

Ai ka vënë në dukje edhe një mospërputhje të pretenduar në deklarimet e MAPL-së, duke thënë se në një reagim të mëhershëm ministria kishte deklaruar se komunat ishin të gatshme t’i zbatonin projektet sipas standardeve të kërkuara.

“Tani deklaroni se të njëjtat komuna nuk kanë pasur kapacitete. Këtu lind një pyetje e thjeshtë institucionale: cilës deklaratë duhet t’i besojmë?”, ka thënë ai.

lg.php.gif

Ibrahimi ka reaguar edhe ndaj krahasimit të bërë nga Krasniqi për rritjen e buxheteve komunale.

Ai ka thënë se grantet dhe financimi komunal rriten bashkë me buxhetin e shtetit, të hyrat publike dhe të hyrat vetanake, prandaj, sipas tij, këto mjete nuk mund të paraqiten si kontribut personal i ndonjë ministri apo zyrtari.

Ibrahimi ka krahasuar buxhetin e Kosovës në vitin 2005, kur shpenzimet buxhetore ishin rreth 736 milionë euro, me vitin 2013, kur kishin arritur rreth 1 miliard e 586 milionë euro.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu krahasimin mes vitit 2021 dhe vitit 2027, duke theksuar se viti 2027 ende është projeksion.

Sipas tij, në vlerësimin e rritjes së buxheteve duhet të merret parasysh edhe fuqia reale blerëse e tyre, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve dhe inflacionin.

Një tjetër çështje që Ibrahimi thotë se mbetet pa përgjigje lidhet me 10 deri në 14 milionë euro të Bashkimit Evropian, të cilat, sipas tij, ishin dedikuar për Grantin e Performancës.

lg.php.gif

Ai ka kërkuar të dihet se çfarë ka ndodhur me këto mjete, pasi MAPL-ja kishte deklaruar më herët se kishte aplikuar në fondet IPA III dhe se ishte ende në fazën e diskutimeve.

“Cili ishte rezultati i këtyre diskutimeve? Ku janë mjetet? Cilat komuna përfituan?”, ka pyetur Ibrahimi.

lg.php.gif

Ai ka kërkuar publikimin e dokumenteve përkatëse nëse këto mjete nuk kanë humbur, ndërsa në rast se kanë humbur, ka kërkuar që të sqarohet arsyeja dhe përgjegjësia institucionale.

Ibrahimi ka kërkuar gjithashtu sqarime për rolin e MAPL-së në Komisionin e Granteve, duke përmendur kërkesat e komunave lidhur me kontratën kolektive, vendimet gjyqësore dhe grantin e katërt për investime kapitale.

lg.php.gif

Ai ka pretenduar se përfaqësuesit e ministrisë nuk i kanë mbrojtur këto kërkesa dhe ka kërkuar që, nëse kjo kundërshtohet, të publikohen procesverbalet e Komisionit të Granteve.

“Dokumentet institucionale janë mënyra më e mirë për ta sqaruar këtë çështje”, ka thënë ai.

Duke iu përgjigjur deklaratës së Krasniqit se Asociacioni duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, Ibrahimi ka thënë se pikërisht për këtë arsye Asociacioni kërkon llogaridhënie për çështje që prekin komunat.

Në fund, ai ka ngritur edhe çështjen e shpërndarjes së investimeve kapitale të ministrive, duke iu referuar një të dhëne të Institutit GAP, sipas së cilës komunat e qeverisura nga partia në pushtet përfitojnë rreth 40.3 për qind të investimeve kapitale të ministrive, ndonëse përfaqësojnë rreth 22 për qind të popullsisë.

“Kjo është një çështje që kërkon shpjegim institucional dhe jo etiketime politike”, ka deklaruar Ibrahimi.

“Kërkesat për transparencë nuk janë panik. Kërkesat për llogaridhënie nuk janë dezinformim. Dhe mbrojtja e interesave të komunave nuk është interes personal”, ka përfunduar ai.

lg.php.gif

Ibrahimi ka kërkuar që debati të kthehet te faktet, dokumentet dhe përgjegjësia institucionale, duke e përmbyllur reagimin me mesazhin: “Më pak etiketime. Më shumë përgjigje”.

kishteibrahimikomunave

Të ngjashme

Një burrë në Rahovec plagoset në kokë, arrin t’ia marrë armën sulmuesit

Një burrë në Rahovec plagoset në kokë, arrin t’ia marrë armën sulmuesit

09:58
S’kishte si të shkonte ndryshe, Olise shënon të dytin për Bayernin

S’kishte si të shkonte ndryshe, Olise shënon të dytin për Bayernin

21:24
Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave

Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave

21:22
Ngrihet aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që kishte shërbyer në KFOR dhe partneres së tij serbe

Ngrihet aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që kishte shërbyer në KFOR dhe partneres së tij serbe

13:42

Më shumë nga Lajme

  • 11:13Kastrati shpreh ngushëllime për vdekjen e policit Altin Kryeziu
  • 11:01Rrahmani për Qeverinë Kurti: Bizneset, prodhuesit dhe bujqit heshtin, sepse kanë frikë nga hakmarrja e pushtetit
  • 10:29Vdes Altin Kryeziu, polici që u aksidentua ditë më parë në Malishevë
  • 10:24Policia shqiptoi rreth 2000 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
  • 10:16Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, 37 persona të lënduar