Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ibrahimi: Komunat para kolapsit financiar – nuk ka mjete për investime kapitale

GD
Gazeta Demos22 maj 2026 në 19:26
Ibrahimi: Komunat para kolapsit financiar – nuk ka mjete për investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka thënë se nuk ka asnjë strategji kombëtare për zhvillim ekonomik lokal. Përkundrazi, sipas tij, ka pengesa të panumërta ndaj komunave për të realizuar projekte kapitale që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal.

Mungesa e investimeve kapitale strategjike nëpër komuna, sipas Ibrahimit, edhe për shkak të marrjes së mjeteve nga përmbaruesit privatë, ka pasur ndikim jashtëzakonisht negativ në perspektivën zhvillimore të komunave.

Gjendjen financiare të komunave e ka rënduar edhe më shumë moszbatimi i vendimit për pagesën e përvojës së punës nga ana e qeverisë.

“Përveç miliona eurove që iu janë marrë komunave, kryesisht nga investimet kapitale, nga përmbaruesit privatë për shkak të moszbatimit të kontratës kolektive, sivjet mbi 15 milionë euro do t’u merren komunave për moszbatimin e vendimit gjyqësor për përvojën e punës. Kjo do të jetë një goditje tjetër për to. Për të mos mjaftuar kjo, komunat dhe qeveria nuk kanë bashkëpunim të mirë, nuk ka projekte zhvillimore me të cilat qeveria do t’i përkrahte komunat dhe po ashtu nuk ka politika të mira fiskale për komunat, me të cilat do të nxiteshin investimet nga sektori privat. Pra, komunat, po e them për të satën herë, janë në një gjendje kolapsi dhe pamundësie për të realizuar projekte kapitale”, ka thënë Ibrahimi në T7.

Ai e ka përshkruar gjendjen financiare në komuna si shumë të rëndë dhe ka thënë se kjo ua pamundëson ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik lokal.

“Nëse komunat kanë kompetenca për një rrugë lokale, për infrastrukturë lokale, ujësjellës e kanalizime, pa mjete financiare ato nuk mund të bëhen. Komunat i kanë këto kompetenca, pra këto janë mundësitë e komunave për të ndikuar në zhvillimin ekonomik lokal dhe për të krijuar kushte më të mira për të bërë biznes. Dhe nëse këto mjete për investime kapitale po u merren atyre, atëherë ato nuk mund të bëjnë asgjë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal”, ka shtuar Ibrahimi.

sazan ibrahimi

Më shumë nga Lajme

  • 15:19Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë
  • 15:06Tahiri-Kurtit: Nuk do ta merrni Presidencën pa konsensus, Kosova nuk do të bëhet parti-shtet
  • 14:29Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
  • 14:06Zjarri më i madh në historinë e Belgjikës po i afrohet Gjermanisë
  • 13:19Dyert e mbyllura të Kuvendit, Administrata: Nuk kemi pranuar njoftim për seancë