Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka identifikuar pesë persona të mitur të dyshuar për disa raste të vjedhjeve dhe një rast të asgjësimit të pasurisë.
Të dyshuarit në kohën e kryerjes së veprës kanë qenë nën 14 vjeç.
“Hetimet janë përqendruar në një grup personash të mitur, të dyshuar se në bashkëkryerje kanë kryer vjedhje në lokale afariste, markete dhe hapësira banesore, duke përvetësuar biçikleta, skuterë, telefona mobilë, para të gatshme, mjete pune dhe sende të tjera. Gjatë kësaj periudhe dhe një rast në tetor të vitit 2024, Njësiti i Hetimeve ka ndërmarrë veprime të shumta hetimore, ka intervistuar shumë dëshmitarë nga vendet e ngjarjes, ka bashkëpunuar me njësi policore të rajoneve të tjera, si dhe ka analizuar pamje nga kamerat e sigurisë. Si rezultat i hetimeve, më datë 13.01.2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, janë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor pesë persona të mitur të dyshuar.”
Gjatë analizimit të pamjeve të kamerave janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe janë zbuluar gjithsej 11 raste, të ndodhura në këto data dhe lokacione:
– 04.10.2024, rruga “Bajram e Gursel Sylejmani” – vjedhje
– 03.08.2025, rruga “Dimitrije Tucovic” – vjedhje
– 16.09.2025, rruga “Astrit Bytyqi” – vjedhje
– 11.11.2025, rruga “Tahir Sinani” – vjedhje
