Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKSHPK paralajmëron: Uji nuk rekomandohet për pije në këto rajone të Kosovës

GD
Gazeta Demos27 janar 2026 në 16:24
IKSHPK paralajmëron: Uji nuk rekomandohet për pije në këto rajone të Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije, ndërsa sipas rezultateve më të fundit, uji nuk rekomandohet për konsum në disa zona të vendit

Sipas njoftimit zyrtar, në Rajonin e Prishtinës, uji nuk rekomandohet për pije në zonat që furnizohen nga Fabrika për Trajtimin e Ujit në Badoc, si dhe në Vragoli.

Në Rajonin e Ferizajt, situata paraqitet në Han të Elezit, ku furnizimi nga burimi i Dimcës është ndërprerë plotësisht.

Edhe Rajoni i Gjilanit përballet me probleme në furnizim dhe cilësi të ujit. Në komunën e Vitisë furnizimi me ujë është ndërprerë, ndërsa në Kamenicë uji nuk rekomandohet për pije në zonat që furnizohen nga Stacioni i pompimit nr. 2, përfshirë Bahqen dhe fshatin Berivojcë.

Probleme me cilësinë e ujit janë evidentuar edhe në Rajonin e Pejës, konkretisht në komunën e Klinës, si në rrjetin që furnizohet nga puset ashtu edhe në rrjetin që furnizohet nga burimi Jarinë.

Në Rajonin e Gjakovës, uji nuk rekomandohet për pije nga burimet e Opterushës dhe Zaqishtës, ndërsa në Rajonin e Prizrenit, situata problematike raportohet në Malishevë.

Postimi i plotë:

Situata me ujin e pijshëm 27 janar 2026

IKSHPK vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit për pije. Në tekstin më poshtë i gjeni zonat ku UJI NUK REKOMANDOHET PËR PIJE:

Rajoni i Prishtinës Fabrika për trajtimin e ujit Badoc Vragoli.

Rajoni Ferizaj Han i Elezit nga burimi i Dimcës (është ndërprerë furnizimi me ujë).

Rajoni i Gjilanit Viti (është ndërprerë furnizimi me ujë) Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.

Rajoni i Pejës Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.

Rajoni i Gjakovës Burimet – Opterushë dhe Zaqishtë.

Rajoni i Prizrenit Malishevë.

uji

Më shumë nga Lajme

  • 15:10Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
  • 15:00Byroja për pasurinë e pajustifikueshme dhe 5 ligje të tjera kalojnë në Komision, Gërvalla: Reforma në drejtësi do të bëhet realitet
  • 14:45“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë
  • 14:43“Më i dëmshëm se Dick Marty”, Greiçevci akuzon Williamsonin për gënjeshtra: Duhet të tregojë a mashtroi vetë apo e nxiti dikush tjetër
  • 14:42Komuna e Ferizajt miraton buxhetin mbi 56 milionë euro për 2027, mbi 15 milionë euro për investime kapitale – LDK dhe VV lëshojnë sallën